Home KRYESORE Askush nuk mund t’i bej gjyq¹ UCK! Nga Prof. Dr. Lisen BASHKURTI

Askush nuk mund t’i bej gjyq¹ UCK! Nga Prof. Dr. Lisen BASHKURTI

Ne historine moderne te popullit shqiptar, pavaresia e Kosoves eshte arritja me e madhe. Ne kete arritje rolin themelor e luajti Ushtria Clirimtare e Kosoves, e cila eshte krenari kombetare.

Gjate procesit te shperberjes se ish Federates Jugosllave u perplasen interesa politike, nderetnike, ekonomike dhe gjeopolitike. Nder beteja u ndeshen ushtria tradicionale Jugosllave, e cila ishte e dominuar dhe e kontrolluar nga Serbia dhe nje sere ushtrishe te reja qe u krijuan ne lufte siper.

Analiza e ushtrive te reja te krijuara gjate shperberjes se Jugosllavise eshte nje nga indikacionet kryesore per te kuptuar aktoret e luftrave, qellimet e tyre, burimet e mbeshtetjes se brendshme dhe orientimet gjeopolitike nderkombetare te vendeve e popujve qe u perfshine ne kete konflikt.

Nga kjo analize e ushtrive te luftes shperberese te Jugosllavise rezulton se Ushtria Clirimtare e Kosoves ka tipare shume te ndritura dhe te dallueshme, per te cilat shqiptaret do te jene perhere krenare.

Se pari, Ushtria Clirimtare e Kosoves u krijua teresisht nga populli shqiptar i Kosoves. Asnje mercenar nuk ka pasur ne radhet e saj as ushtare te thjeshte dhe as krere drejtues politik dhe ushtarak te saj. Nderkohe thuajse ne te gjitha ushtrite e tjera si ne ish Armaten Jugosllave, ashtu edhe ato te krijuara ne Kroaci dhe Bosnie & Hercegovine ka pasur mercenare dhe te huaj ne te gjitha nivelet. Si e tille Ushtria Clirimtare e Kosoves nuk u ndikua nga faktore gjeopolitik te huaj as gjate luftes dhe as mbas saj.

Se dyti, Ushtria Clirimtare e Kosoves lindi ne territorin e Kosoves dhe luftoi vetem brenda tij. Duke qene shume e qarte ne qellimin e saj, kjo ushtri luftoi per mbrojtjen e popullsise shqiptare nga shfarosja e dhunshme Serbe si dhe perclirimin e vendit njehere e pergjithmone nga kolonializmi Serb. Shumica e ushtrive te tjera ne Jugosllavi gjate luftes shperberese tejkaluan territoret e shteteve dhe kryen veprime ushtarake pushtuese dhe kriminale mbi popujt fqinje. Ushtria Clirimtare e Kosoves nuk beri as krime lufte, as genocid dhe as pastrime etnike mbi pakicat e ndryshme qe jetonin ne Kosove dhe nuk ndermorri asnje veprim ushtarak pushtues e kriminal jashte territorit te Kosoves.

Se treti, Ushtria Clirimtare e Kosoves qysh ne themelimin e saj u krijua mbi nje strukture politiko-ushtarake shume moderne dhe profesionale. Ajo funksionoi me hierarki, me strategji, me rregullore rigoroze ushtarake, me uniforma dhe armatime nderkomberisht te lejueshme per lufte. Nderkohe, ne disa ushtrite te tjera u krijuan forca paramilitare ose paralele si dhe u perdoren arme kimike, mina kunder personit etj. Kjo do te thote qe Ushtria Clirimtare e Kosoves, ndonese me e reja ne gjithe ish-Jugosllavine respektoi plotesisht zakonet dhe ligjet e luftes.

Se katerti, Ushtria Clirimtare e Kosoves u financua nga burimet vullnetare te popullit shqiptar ne Atdhe dhe ne diaspore. Fondi Vendlindja Therret si dhe mbeshtetje te tjera dytesore kane qene baza e blerjes se uniformave, armatimeve, municioneve, mjeteve logjistike dhe nevojave te tjera te luftes. Asnje ndihme nuk ka marre kjo ushtri nga shtete, grupe apo individe te huaj me te kaluar trafikante, kriminale, pastrimi parashe apo terroriste. Ushtrite e tjera paten edhe burime te erreta financuese nga shtete, grupe apo individe me te kaluar kriminale, ekstremiste dhe terroriste. Kjo do te thote se Ushtria Clirimtare e Kosoves u krijua dhe mbeti e paster ne qellimin, perberjen dhe veprimtarine e saj politiko-ushtarake.

Se pesti, Ushtria Clirimtare e Kosoves nuk funksionoi si force rebele, guerile, revolucionare dhe e izoluar. Ajo u orientua menjehere gjeopolitikisht drejt Perendimit dhe strategjikisht drejt NATO’s. Kjo ushtri e re u veteorientua si pjese e Aleances Euro-Atlantike dhe e tille mbeti deri ne permbushjen e misionit te saj.

Se gjashti, Ushtria Clirimtare e Kosoves luajti edhe misione shume te rendesishme politike dhe diplomatike gjate dhe mbas luftes. Kjo ushtri u njoh nderkombetarisht si legjitime e popullit te Kosoves, hyri ne kontakte dhe bisedime nderkombetare, mori pjese ne Konferencen e Rambujese si dhe, kur mbaroi lufta, u shnderrua ne menyre te vullnetshme ne institucion politik qytetar, modern dhe demokratik qe merr pjese aktivisht ne jeten pluraliste politike te Kosoves. Kjo do thote qe vlerat e medha atdhetare, politike dhe morale, kombetare dhe nderkombetare Ushtria Clirimtare e Kosoves i barti mbas luftes ne proceset per pavaresi, shtetformim dhe demokraci ne Kosoven e lire, te pavarur dhe demokratike.

Share: