Home KRYESORE Berisha: Nuk i kam thënë unë ato gjëra për djalin e Edi...

Berisha: Nuk i kam thënë unë ato gjëra për djalin e Edi Ramës, i ka thënë Mero Baze

Në një lidhje telefonike Sali Berisha i akuzuar se nuk i lejohet hyrja në SHBA tha se edhe kryeministri Edi Rama i ka dyert e mbyllura në Europë.

“Asnjë takim nuk i është dhënë Ramës me Merkel apo zyrtarë të lartë të Gjermanisë. Ky i ka dyert e mbyllura në Europë dhe po mundohet të justifikojë mbylljen e negociatave me të tilla manovra” – tha ai në një emission në TV Klan.

Ai u pyet lidhur me akuzat në Parlament për djalin e Ramës, për të cilin u rikthyen akuzat e viteve më pare sipas të cilave Rama është ndarë nga gruaja e pare, aktorja Matilda Makoçi për shkak se e akuzonte këtë të fundit se djalin Gregorin nuk e kishte me të, por me babanë, Kristaqin.

“Nuk ia kam sharë unë djalin, ti lërë qarjet dhe shfaqjet. Ai më akuzoi duke u përpjekur të bëjë viktimën për krimet që ka kryer me dicka që nuk e kam bërë unë por Mero Baze”,-tha Berisha.

Ai i referohet botimit të një dokumenti gjyqësor për ndarjen e çiftit Rama, botuar nga Mero Baze, i cili në atë kohë ishte këshilltar I ngushtë dhe një nga njerëzit më të afërt të Berishës.

Baze sot drejton një portal pro Ramës dhe shpesh është akuzuar për trafik influence dhe ndërhyrje për selektime në kohën e lulëzimit të hashashit në zonën e Tepelenës.

n.s. / dita

Share: