Home KRYESORE Çfarë duam në të vërtetë ne qytetarët shqiptarë nga ju politikanë …...

Çfarë duam në të vërtetë ne qytetarët shqiptarë nga ju politikanë … qyqarë?!

Nga Kasem Seferi*

Duam ta bëjmë Shqipërinë (jo) si gjithë Europa, por t’i ngjajmë asaj si gjitonë (gjiri tonë) të saj. Të ngjashëm në pamje, të ngjashëm në kulturë, të ngjashëm në histori, të ngjashëm në vendndodhje, të ngjashëm aq shumë sa nuk jemi për t’u dalluar si fise të egër nga ku kanë rrjedhur kombet e saj të Europës së sotme moderne.

“Bëmë baba të të ngjaj!”.

Është një thënie e vjetër e popullit shqiptar.

Por, nuk është e mjaftueshme!

Përse?

Për ironi të fatit, fjala: “Europë“, në gjuhën shqipe i përket gjinisë femërore, gjë që më intrigon të hamendësoj se, ndoshta, duhet të kishim një thënie tjetër që përputhet dhe përshtatet me thënien e pathënë: “Bëmë mama të të ngjaj!“.

Në fakt, babai ngjis dhe nëna lind si djalë ashtu dhe vajzë!

Kush mund të ketë dyshim për këtë të vërtetë historike?!

NO COMMENT!

16 shkurti 2019, është jo vetëm një përcaktim i një veprimi politik të organizuar i opozitës dhe aleatëve të saj, por një sfidë e qytetarisë shqiptare:

* së pari, kundrejt Qeverisë Rama 2 dhe përkeqësimit të trashëgimisë së Qeverisë Rama 1, por dhe

* së dyti, një sfidë kundrejt opozitës dhe alenacës së saj kundër Qeverisë Rama 2, oligarkisë, krimit të organizuar, shtresave vemje të shoqërisë/qytetarisë shqiptare, të fortëve e të tjerë që zemëri qytetar u lëshon dridhmën.

Janë lëshuar “orakuj“ dhe “fallëxhorë“, “analistë dhe studjues“, madje dhe ca “të paparë“ për të na thënë se çfarë do të ndodhë në 16 shkurt 2019 dhe më pas.

Me fjalë: luajnë, llogarisin, hellin fall për fatin e tyre ata që kanë përfituar nga pushteti dhe të qenit pranë pushtetit.

Pa një klasë të mesme, i mençuri Tomorr Alizoti, do të përfundonte në prirjen se vetëm një drejtim politik mund ta mbushë boshllëkun që ka krijuar “JO/Politika Rama 1 dhe 2“.

Flitet për “hapje“, për “risi“ politike që duhet të sjellë opozita dhe aleatët e saj.

FLITET EDHE PËR NJË KLASË TË MESME “TE VARROSUR NËN RRËNOJAT E DEMOKRACISË SË VITEVE 1991 – 2019!

O TEMPORA!

O MORES!

16 SHKURTI 2019 KËRKON NJË ALTERNATIVË TË QARTË!

JO TË PADITUR NË STRUKTURAT E QARQEVE POLITIKE!

JO SPIUNË DHE BASHKËPUNTORË TË SIGURIMUIT TË SHTETIT!

JO SERVILË DHE KOLLTUKOFAGË TË NIVELIT TË MESËM!

JO MË KODOSHË TË TË PADITURVE QË VUNË HUNJTË MBI TË DITURIT!

POR,

A DO TA PRANOJNË OLIGARKËT, KRIMI I ORGANIZUAR. MUSKUJT E FORTË, TË TREMBURIT E ADMINITRATËS QENDRORE DHE VENDORE NDRYSHIMIN?!

MBETET TË VENDOSIN PËR TË ARDHMEN E TYRE!

THIRRJET QË I BËHEN SOT QYTETARËVE SHQIPTARË PËR T’U BASHKUAR NË 16 SHKURT 2019 JANË MË SE TË DREJTA DHE TË PADISKUTUESHME!

QYTETARI I ZHGËNJYER NË KËTO VITE KA PËRPARA TË ARDHMES SË TIJ, GJENERATAVE TË TIJ, NJË ALTERNATIVË TË ZGJEDHË:

OSE, TË VUAJË!

OSE, TË FITOJË!

Le të shohim se çfarë ka gatuar politika në këto 28 – të vite (me gjasme) demokraci?!

Kasem Seferi – qytetar i Tiranes

Share: