Home KRYESORE Deputeti i PD publikon videon, Vangjush Dako feston me persona të dënuar

Deputeti i PD publikon videon, Vangjush Dako feston me persona të dënuar

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka publikuar në facebookun e tij një video ku shihet Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako në një tryezë festive, së bashku me persona të tjerë.

“Hareja e krimit! Triumfi i së keqes! Fitorja e zgjedhjeve festohet bashke me bandat, në Tetor në seancën e Kuvendit denoncova me emra dhe me video se si festohej vjedhja e zgjedhjeve.”- shkruan Salianji në statusin që shoqëron videon, ndërsa thekson se vetëm në këtë tavolinë, janë 7 persona të dënuar dhe disa në kërkim.

 

Statusi i plotë:

Hareja e krimit! Triumfi i së keqes!

Fitorja e zgjedhjeve festohet bashke me bandat, në Tetor në seancën e Kuvendit denoncova me emra dhe me video se si festohej vjedhja e zgjedhjeve.

Vetëm në këtë tavolinë, 7 persona të dënuar dhe disa nê kërkim. Sot të provuar dhe në përgjime zyrtare të prokurorisë!

Share: