Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera “Do të të vras motrat”/ Si e kërcënuan vajzën në Kavajë, djemtë...

“Do të të vras motrat”/ Si e kërcënuan vajzën në Kavajë, djemtë abuzues!

Filloi gjithçka si një bisedë në instagram, pa e kuptuar se i kishin hyrë një loje që do ti çonte përpara drejtësisë,

Kjo ka qenë zanafilla e ngjarjes së Kavajës, ku një minorene 13 vjeçare, u abuzua seksualisht nga i dashuri i saj dhe shokët e tij që e shantazhonin vazhdimisht.

Prokuroria e rrethit Durrës ka zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes që nga fillesat, deri te kërcënimi me jetë që i bënin djemtë abuzues, duke i thënë se do i vrisnin familjen.

“Më datë 19.09.2018 ka qenë fillimi i shkollës dhe të nesërmen ajo ka pasur si detyrë të shkruante një ese. Shoku i saj A, me të cilin ka qenë në një klasë që nga klasa e dytë, i ka kërkuar që ti bënte edhe atij një ese dhe për këtë arsye e mitura ia ka bërë esenë dhe ia ka dërguar me foto nga tableti që kishte në shtëpi.

Gjatë bisedës të miturës i ka bërë përshtypje fakti se shoku i saj A po e zgjaste bisedën dhe në bisedë e sipër i ka thënë se e kishte qejf. Pas kësaj e mitura i ka thënë se nuk kishte mundësi dhe ka menduar se mos ishte shoku tjetër H që po tallej, por ai i ka zënë be vëllain dhe pjesëtarë të tjerë të shtëpisë. Në vijim e mitura ka shpjeguar se me kalimin e ditëve ajo fliste për çdo gjë me A nëpërmjet rrjetit social “Instagram” ku adresa e të miturit A ka qenë “a” dhe “a7”.

Duke qenë se në fillim të muajit tetor 2018 i mituri A kishte ditëlindjen dhe mbushte 14 vjeç, e ka pyetur të miturën se çfarë dhurate do ti bënte ajo duke i thënë më pas se nuk donte asnjë dhuratë, por donte që të kryenin marrëdhënie seksuale së bashku.

E mitura i është përgjigjur duke i thënë direkt “jo” dhe fillimisht i mituri A nuk ka këmbëngulur, por më pas, çdo 3-4 ditë, ai i kërkonte që të kryenin marrëdhënie së bashku duke i thënë vazhdimisht se: “një gjë që të kërkoj unë nuk ma plotëson”.

Duke qenë se i mituri A kishte filluar që ti rrinte ftohtë të miturës, pas shumë lutjeve, kjo e fundit ka pranuar që të kryenin marrëdhënie së bashku”, thuhet në dosje.

Ky është edhe momenti kur vajza ka pranuar të kryejë marrëdhënie seksuale por pa e ditur se ky do të ishte fillimi i një kalvari të gjatë shantazhi.

“Të rinjtë kanë nisur të komunikojnë sërish në Instagram dhe më pas vajza ka pranuar të shkojë më djalin në një magazinën e një shokut, që më parë kishte funksionuar si bilardo. Pasi dy minorenët kanë kryer marrëdhënie seksuale, i mituri tjetër që identifikohet me shkronjën H, mësohet ti ketë filmuar me celular.

Në ditët në vijim, i dashuri  i vajzës e ka njoftuar se janë filmuar në momente intime dhe se minoreni tjetër do ta publikonte videon në internet nëse nuk do të kryente marrëdhënie  seksuale edhe me të.

Kjo histori ka vazhduar kur minoreni H, ka përfshirë në këtë situatë edhe disa të mitur të tjetër.”

Me tej në dosje thuhet se një nga të miturit, i identifikuar më inicialin B. E ka kërcënuar vajzën se do ti vrasës motrat, mamanë dhe babain

“Fillimisht e mitura ka kryer marrëdhënie me të miturin E të cilin e ka pyetur se ku e kishte gjetur videon, por ky i fundit nuk ia ka treguar. Më pas e mitura ka kryer marrëdhënie me shtetasin A dhe më pas me shtetasin H. Pas pushimeve të fundvitit, të miturës i ka shkruar në instagram i mituri B duke i kërkuar që të kryenin marrëdhënie se bashku dhe duke i thënë se të gjithë njerëzit e tij kishin pistoleta dhe mund ti vrisnin motrat, mamanë dhe babanë” D.l/opinion.al

Share: