Home KRYESORE “E dërrmuar dhe vrarë”, Elvana Gjata flet për periudhën e vështirë!

“E dërrmuar dhe vrarë”, Elvana Gjata flet për periudhën e vështirë!

Disa muaj pas përplasjes me armë në zonën e ish-Bllokut, ku u përfshi edhe i fejuari i saj Elvana Gjata reagon përmes një postimi në instagram. Këngëtarja thotë ndër të tjera se është ndjerë e dërrmuar dhe nuk e ka patur aspak të lehtë.

Megjithatë, ajo lë të kuptohet se do të vazhdojë ende me muzikën, kur thote se: “Nuk e kam aspak te lehte, por ju kam ju… e do vazhdoj te bej ate per te cilen me keni dhuruar kaq shume dashuri ne me shume se 10 vjet e pa te cilen nuk di a mund te jetoj. 

Postimi i plotë

“Nuk e kam aspak te lehte kete moment, por e kuptoj qe me duhet ti them dy fjale, pasi u detyrohem shume te gjithe atyre qe cdo dite me kane shkruar duke me pyetur per shendetin, e duke me ofruar mbeshtetjen e tyre… kolege, miq, te aferm, dhe sigurisht ata qe kurre nuk me kane braktisur e kurre nuk kane reshtur me dashurine e tyre ndaj meje dhe muzikes time, fansat e mi.

Po… kam kaluar nje periudhe shume te veshtire… fizikisht dhe moralisht… e derrmuar dhe e vrare nga fjale, fjale,fjale… edhe me shume se sa une ne kete moment mund te shpreh me fjale…

Kurre ne jeten time si kam dashur keq askujt…ajo qe kam dashur gjithmone eshte te shoh vec lumturi, kudo ku kemi qene bashke, ne cdo koncert e cdo video qe ju keni publikuar me kenget e mia.
Nuk e kam aspak te lehte, por ju kam ju… e do vazhdoj te bej ate per te cilen me keni dhuruar kaq shume dashuri ne me shume se 10 vjet e pa te cilen nuk di a mund te jetoj… 🎶🎶🎶🎶🎶🎶/Opinion.al

15
Share: