Home KRYESORE E fundit/ Rektorati i UT vendos: Studentët të lirojnë godinën e Juridikut

E fundit/ Rektorati i UT vendos: Studentët të lirojnë godinën e Juridikut

Senati akademik i Univeristetit të Tiranës është mbledhur pak minuta më parë nën drejtimin e rektorit të këtij Universiteti, Mynyr Koni.

Ku një nga pikat e diskutimit ka qenë edhe lirimi i godinës së Fakultetit të Drejtësisë nga studentët që janë të ngujuar aty në shenjë proteste prej disa javësh.

Sipas burimeve nga mbledhja, Senati vendosi me vota unanime që të kërkohet lirmimi i godinës nga studentët.

Nuk dihet se cila është forma që ka vendosur senati ta lirojë godinën, por midis të tjerave një nga format që mundëson ligji  është që rast të moslirimit të ambienteve me dëshirë, kërkohet edhe ndërhyrja e Policisë së Shtetit.

Tashmë mbetet për tu parë se si do të vihet në funksion ky vendim, ndërkohë që kujtojmë që me herët ka pasur përplasje midis studentëve dhe policisë që ka hyrë në ambiente universitare.

Aktualisht një pjesë e studentëve të Fakultetit Jurdik vazhdojnë mësimin prej tri ditësh në ambientet e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.

Share: