Home KRYESORE E fundit/ Sherr me thika në grup, kapet autori plagosjes pas disa...

E fundit/ Sherr me thika në grup, kapet autori plagosjes pas disa orësh

Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Patosit.

Sipas policisë lokale, në sherr janë përfshirë disa persona, ku i plagosur ka mbetur shtetasi Eduard Haxhiaj (46), i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal Fier

Pak orë pas ngjarjes, policia ka bërë të mundur kapjen e autorit.

Ai është shtetasi me inicialet A.M, 45 vjeç, edhe ky banues në Patos

Policia nuk ka ende një motiv mbi ngjarjen, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë./opinion.al

Share: