Home KRYESORE Gazetari: Pensioni 70 vjeç, po qesh dynjaja! Habit Ahmetaj: Shqiptarët janë jetëgjatë

Gazetari: Pensioni 70 vjeç, po qesh dynjaja! Habit Ahmetaj: Shqiptarët janë jetëgjatë

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj pati një debat të fortë në emisionin “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja mbi reformën e pensioneve.

“Në vitin 2013 sistemi i pensioneve kishte risk rrëzimi. Me reformën tonë u ul deficiti dhe do të vazhdojë të bjerë”, tha Ahmetaj.

Në këtë moment ish-ministri u ngacmua duke iu vënë në dukje se mosha e pensionit është rritur dhe njerëzit do të dalin në pension kur të jenë 70 vjeç.

Ahmetaj tha se në Shqipëri nuk quhet më i vjetër një 70-vjeçar.

“Kush do të punojë kur të jetë 70 vjeç? Ja, në profesionin tim… Kjo është ironike, po qesh dynjaja”, tha gazetari Denis Dyrnjaja.

“Ti 70 vjeç do të jesh si Pippo Baudo”, u përgjigj Ahmetaj.

“Jetëgjatësia në Shqipëri është nga më të mirat në rajon”, shtoi Ahmetaj.

Share: