Home KRYESORE Helmimi me gaz rus i qytetarëve, reagon ashpër mjeku: Të merren urgjent...

Helmimi me gaz rus i qytetarëve, reagon ashpër mjeku: Të merren urgjent kampionet për analiza!

Gjatë protestës së djeshme të zhvilluar nga opozita përpara Kuvendit, në momente tensionimi mbi turmën e qytetarëve u përdor sërish gaz lotsjellës, që sipas shumë ekspertëve nuk është i certifikuar nga vendet e Europës Perëndimore.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar dhe mjeku i njohur Petrit Vargu, i cili kërkon ndërhyrje të menjëhershmer nga Avokati i Popullit, në mënyrë që të merren kampione për të bërë analiza.

“Ky nuk eshte gazi lotsjelles qe perdoret nga policia ne vendet e Evropes Perendimore. Avokati i Popullit urgjentisht duhet te nderhyje dhe te coje ne institucionet kompetente kampionet per analize. Askush nuk ka te drejte te demtoje shendetin me helme te pa certifikuara CE”, shkruan Vargu.

Sipas denoncimit të bërë dje nga ana e avokatit Alrtin Goxhaj dje në protestë u hodhën lëndë kimike ruse, të cilat janë sjellë në Shqipëri përmes Serbisë. (LEXO KËTU)

Rreth 13 qytetarë u paraqitën dje në spital për të marrë mjekim për shkak të efekteve të gazit, ndërsa pamjet e helmimit ishin vërtetë dramatike.

(E.K/FAXWEB.AL)

Share: