Home KRYESORE Horoskopi, 08 shkurt 2019

Horoskopi, 08 shkurt 2019

Dashi

Sot kuadri yjor, me përjashtim të Hënës, duket se është më i favorshëm për ju, prandaj parashikohet një ditë përgjithësisht pozitive si në aktivitetin ekonomik ashtu edhe në raportet me të tjerët.

Demi

Edhe të lindurit e kësaj shenje sot do të keni një mori yjesh me vete, të cilët do të bëjnë të rikuperojnë shumë nga ato që nuk kanë realizuar ditët e kaluara. Situata financiare duket në përmirësim.

Binjakët

Merkuri, që është edhe ylli juaj i mirë, bën që sot të jeni shumë të lirshëm, natyralë dhe shumë komunikues me të tjerët. Sigurisht që Marsi ju pertërin energjitë, por sjell edhe pasion.

Gaforrja

Duket se situata është e paqëndrueshme dhe rreth jush ka njën klimë të përgjitshme pritjeje, çka ju bën edhe ju të matur dhe hezitues. Ndoshta nuk është tamam momenti për të bërë një zgjedhje definitive.

Luani

Edhe të lindurit e kësaj shenje sot duket se janë “të privilegjuar” pasi do të kenë mbi kokë një numër yjesh dashamirës. Me përjashtim të Hënës, e cila mund të ndikojë negativisht në planin sentimental.

Virgjëresha

Edhe pe nuk është ndonjë moment pozitiv për ju, pasi janë një numër yjesh që nuk “ju shohin me sy të mirë”, duhet të bëni durim sepse situata do të ndryshojë shpejt. Frenoni entuziazmin e parakohshëm.

Peshorja

Gjeometritë planetare janë shumë harmonike, prandaj edhe dita e sotme pritet të jetë përgjithësisht e mirë, ndonëse impenjimet tjaja do të vinë në rritje. Merkuri ju jep një sens organizativ të admirueshëm.

Akrepi

Duke pasur parasysh Merkurin që dominon shenjën tuaj e që është gjithnjë e më invadues, edhe ju sot do të jeni shumë aktivë, por edhe të padurueshëmn për ata që ju dëgjojnë. Tregimi kujdes.

Shigjetari

Ka qenë një periudhë mjaft intensive për ju dhe tani që keni mbështetjen e yjeve të favorshëm, do të keni mundësi më të shumta për të zgjedhur pa u nxituar. Ju këshillohet të mos neglizhoni partnerin.

Bricjapi

Me kaq shumë yje në favorin tuaj është mëse e natyrshme që dita e sotme të jetë mjaft e mirë për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje. Një njohje e re mund të sjellë ndryshime të mëdha.

Ujori

Edhe për ju, ylli juaj i mirë në shenjë do të jetë Merkuri, i cili, ju jep stimujt e nevojshëm për të qenë aktivë. Kujdes, sepse ritmet marramendëse ju sfilitin. Mirë edhe dashuria.

Peshqit

Sot dita parashikohet të jetë kryesisht e qetë për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje. Do keni një rast mjaft të mirë në dashuri, pasi Afërdita sot stimulon në mënyrë të veçantë erosin tuaj.

Share: