Home KRYESORE Ja kush eshte mjeku i dhunuar ne QSUT

Ja kush eshte mjeku i dhunuar ne QSUT

Janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme në Spitalin Infektiv në QSUT.

Mjeku i goditur është Gentian Stromi, i cili dje ka qenë si mjek roje.

Sipas dëshmitarëve, mjeku është tërhequr disa metra me forcë deri të recepsioni nga shtetasi A.M, tashmë i shpallur në kërkuar.

A.M, përpos që e ka tërhequr, e ka dhunuar mjekun duke e goditur me grushte.

Dhunuesi kishte shkuar për të vizituar një të afërmin e tij të shtruar në këtë spital.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4, pasi shkuar menjëherë në vendngjarjem por dhunuesi ishte larguar nga vendngjarja. Dl/opinion.al

Share: