Home KRYESORE Kalendari subversiv i Putin për 2019! Nga Janusz Buagajski

Kalendari subversiv i Putin për 2019! Nga Janusz Buagajski

DITA – Në vitin ku kemi hyrë, Kremlini i Vladimir Putinit do të shfrytëzojë mundësitë më premtuese për të minuar kohezionin e Perëndimit. Ndërkohë që ekonomia e Rusisë bie dhe rritet pakënaqësia e publikut, Putini do të kërkojëtë shfrytëzojë mundësi të reja të jashtme për të demonstruar dobësinë e Evropës ndërkohë që shpërqendron qytetarët e tij.

Një kalendar i subversionit të mundshëm të Kremlinit në Evropë mund të ndihmojë planifikuesit e politikave në kryeqytetet Perëndimore për të monitoruar dhe kundërpërgjigjur sulmeve të mundshme.

Mbi të gjitha, Moska do të përpiqet të përfitojë nga pasojat e Brexit, zgjedhjet parlamentare evropiane, dhe nga perceptimet e paqartësisë për të ardhmen e NATO-s. Pasojat e Brexit mund të dalin të dëmshme për solidaritetin evropian duke tkurrur buxhetin e Bashkimit, duke nxitur lëvizje të tjera anti-BE dhe duke shtyrë nëkohë tëpacaktuar zgjerimin e mëtejshëm të BE-së. Të gjithë këta skenarë japin përfitim Putinit i cili llogarit që ata mund të dobësojnë në mënyrë të konsiderueshme Bashkimin Evropian dhe do ta bëjnë më të hapur ndaj marrëveshjeve dypalëshe me qeveri individuale.

Zgjedhjet parlamentare të BE-së në 27 shtete ndërmjet datave 23 dhe 26 Maj gjithashtu do të testojnë shkallën e zhgënjimit me BE-në dhe do të ndihmojnë të përcaktohen drejtimet e politikave për pesë vitet e ardhshme. Populizmi, i të dyjave llojeve të djathtë dhe të majtë, vazhdon të rritet në të gjithë cepat e kontinentit dhe është bërë një faktor tërheqës politik. Në disa vende, formacionet populiste ose janë pjesë e koalicioneve qeveritare ose i mbështesin ato në parlament.

Ajo që dikur konsiderohej një lëvizje e përkohshme e skajeve, është zhvilluar në një forcë madhore që sfidon politikën tradicionale. Partitë populiste kanë përzierë në mënyrën e duhur Euroskepticizmin, nacionalizmin, socializmin, anti-liberalizmin, anti-elitizmin dhe anti-imigracionin. Në parlamentin e BE-së, të paktën tre koalicione madhore i rezistojnë hapur integrimit të mëtejshëm të BE-së, të cilin ata e barazojnë me humbjen e sovranitetit kombëtar dhe lirisë personale. Euroskeptikët e të gjithë ngjyrave planifikojnë të transformojnë zgjedhjet në një votë popullore nëse BE duhet të jetë një bashkim politik apo thjesht një bllok i tregtisë së lirë ku asnjë shtet nuk është i detyruar nga traktatet që kufizojnë vendim-marrjen kombëtare.

Disa anketime të publikut kanë parashikuar që populistë të majtë e të djathtë do të marrin 20 për qind të votave për parlamentin me 705 anëtarë. Prania e tyre mund të jetë e mjaftueshme për të penguar punën parlamentare. Një triumf i tillë për Europopulizmin mund të jetë një skenar makthi për BE-në dhe një ëndërr e bërë realitet për Kremlinin. Ai mund të ndalojë integrimin e mëtejshëm dhe shumëfishojë mundësitë e Moskës që të përfitojë nga grindjet. Mund të dobësojë mbështetjen për çdo sanksion të mëtejshëm kundër agresionit të Rusisë në lindje të Evropës dhe të reduktojë kundërshtinë ndaj projekteve energjetike gjeopolitike të Kremlinit, siç është Nord Stream 2.

Një pikë e tretë e ndjeshme pan-evropiane ku Moska mund të ushtrojë presion është përhapja e paqartësive rreth të ardhmes së NATO-s. Kjo ndihmohet nga komente që i atribuohen Presidentit Donald Trump i cili kërcënon me një tërheqje të SHBA-ve nga Aleanca. Megjithëse SHBA-të në të vërtetë ka shtuar praninë e saj ushtarake dhe shpenzimet për mbrojtje gjatë frontit lindor të NATO-s, solli një anëtar të ri, Malin e Zi, dhe duket që është e gatshme të mirëpresë Maqedoninë e Veriut, perceptimi që Shtëpia e Bardhë mund të tërhiqet papritur nga Aleanca e shton oreksin e Kremlinit.

Propaganda shtetërore ruse do të kërkojë të bindë evropianët që Uashingtoni në fund do t’i braktisë ata dhe prandaj është në interesin e tyre të krijojnë marrëdhënie më të ngushta me Moskën.

Politika e Kremlinit është gjithashtu e orientuar drejt mundësive më specifike në zgjedhje kyçe në disa shtete fqinj. Zgjedhjet parlamentare të Moldavisë në 24 shkurt janë të parat në radhë dhe ashtu si në votimet e mëparshme, Moska do të financojë dhe promovojë parti dhe politikanë që janë Euroskeptikë dhe mbështesin lidhjet me Rusinë dhe Bashkimin Ekonomik Euroaziatik të saj.

Zgjedhjet presidenciale ukrainase në 31 mars dhe zgjedhjet parlamentare në 27 tetor do të ofrojnë edhe më shumë shtigje për penetrimin e Kremlinit. Moska ka futur hundët në disa zgjedhje në Ukrainë dhe ka mbështetur grupe, siç është ish Partia e Rajoneve e udhëhequr nga Presidenti i larguar Viktor Janukoviç, për të mbajtur Ukrainën jashtë organizmave Perëndimorë. Përmes fushatave të tij pro-korrupsionit Kremlini do të përpiqet të destabilizojë parlamentarët për të penguar një politikëtë qëndrueshme pro-Perëndimore.

Viti 2019 gjithashtu ofron pika të dobëta në Ballkanin Perëndimor që zyrtarët e Rusisë të nxisin grindje, të promovojnë tensione etnike dhe të përçajnë kryeqytetet e rajonit. Moska pastaj mund të ofrojë zgjidhje ndërkombëtare dhe të fusë ndërmjetësit e saj. Qëllimi është të dobësohet roli i SHBA-ve dhe NATO-s dhe të rritet ndikimi politik dhe ekonomik i Rusisë.

Kremlini përfiton nga përçarja dhe pasiguria evropiane. Por ai gjithashtu do të përballet me rënie të përfitimeve të brendshme nga aventurat e tij të jashtme nëse skepticizmi publik rreth politikave shtetërore rritet në mes të rënies së vazhdueshme ekonomike të Rusisë.

Thënia e Abraham Linkoln që “nuk mund tëgënjesh të gjithë njerëzit gjithë kohën” mund të dalë e vërtetë edhe në Rusi.

*****

Dita 3, Albania

PUTIN’S 2019 CALENDAR OF SUBVERSION

Janusz Bugajski, 1 February 2019

In the coming year, Vladimir Putin’s Kremlin will exploit the most promising opportunities to undermine Western cohesion. As Russia’s economy declines and public disaffection mounts, Putin will seek new foreign escapades to demonstrate Europe’s weaknesses while distracting his own citizens. A calendar of likely Kremlin subversion in Europe can help policy planners in Western capitals to monitor and counter the likely assaults.

Above all, Moscow will seek to benefit from the Brexit fallout, the European parliamentary elections, and from perceptions of uncertainty over NATO’s future. The repercussions of Brexitcould prove damaging for European solidarity by shrinking the Union budget, encouraging other anti-EU movements, and indefinitely postponing further EU enlargement. All such scenarios benefit Putin who calculates that they would significantly weaken the Union and make it more prone to Moscow’s bilateral deals with individual governments.

EU parliamentary elections in 27 states between May 23 and 26 will also test the degree of disillusionment with the Union and help determine policy directions for the next five years. Populism, both of the rightist and leftist varieties, continues to grow in all corners of the continent and has become a compelling political factor. In several countries, populist formations are either part of government coalitions or support it in parliament.

What was once considered a transient fringe movement has evolved into a major force challenging traditional politics. Populist parties have adeptly blended Euroskepticism, nationalism, socialism, anti-liberalism, anti-elitism, and anti-immigration. In the EU parliament, at least three major coalitions openly resist further EU integration, which they equate with the loss of national sovereignty and personal freedom. Euroskeptics of all stripes plan to transform the elections into a plebiscite on whether the EU should be a political union or simply a free trading bloc where nostate is bound by treaties limiting national decision-making.

Several opinion polls have projected an assortment of rightist and leftist populists gaining 20 percent of the vote for the 705-member parliament. Their presence could be significant enoughto obstruct parliamentary work.Such a triumph for Europopulism would be a nightmare scenario for the EU and a daydream come true for the Kremlin.  It could halt further integration and multiply Moscow’s opportunities to profit from the discord. It may weaken support for any further sanctions against Russia’s aggression in Europe’s east and whittle down opposition to the Kremlin’s geopolitical energy projects, such as Nord Stream Two.

A third pan-European pressure point for Moscow is to disseminate uncertainty about the future of NATO. This is assisted by comments attributed to President Donald Trump threatening a US withdrawal from the Alliance. Even though the US has actually increased its military presence and defense spending along NATO’s eastern flank, brought in a new member, Montenegro, and looks poised to welcome North Macedonia, the perception that the White House could suddenly withdraw from the Alliance increases the Kremlin’s appetite. Russian state propaganda will seek to convince Europeans that Washington will eventually abandon them and it is therefore in their interest to forge closer relations with Moscow.

Kremlin policy is also geared toward more specific opportunities in key elections in several neighboring states. Moldova’s parliamentary elections on 24 February is the first in line and as in previous ballots Moscow will fund and promote parties and politicians that are Euroskeptic and support links with Russia and its Eurasian Economic Union.

Ukrainian presidential elections on 31 March and parliamentary elections on 27 October will provide even more avenues for Kremlin penetration. Moscow has meddled in several Ukrainian elections and supported groups, such as the former Party of Regions led by the ousted President Viktor Yanukovych, to keep Ukraine outside Western organizations. Through its pro-corruption campaigns the Kremlin will endeavor to subvert parliamentarians in order to obstruct a consistent pro-Western policy.

2019 also provides several weak spots in the Western Balkans for Russian officials to sow discord, promote ethnic tensions, and drive wedges between the region’s capitals.. Moscow can then offer international settlements and the injection of its own mediators. The goal is to reduce the role of the US and NATO and increase Russia’s political and economic influence.

The Kremlin profits from European division and uncertainty. But it will also face the prospect of receding domestic benefits fromits foreign adventures if public skepticism over state policy increases in the midst of Russia’s ongoing economic decline. Abraham Lincoln’s saying that “you cannot fool all the people all the time” may eventually prove trueeven in Russia.

*****

Botuar sot në DITA. Rubrikën e z.Bugajski në DITA mund ta lexoni çdo të shtunë

Share: