Home KRYESORE Krim i rëndë që në pikë të mëngjesit, gardisti vret gruan 36-vjeçare...

Krim i rëndë që në pikë të mëngjesit, gardisti vret gruan 36-vjeçare me armën e shërbimit

Nga Alket Aliu 

Një punonjës i Gardës së Republikës ka vrarë bashkëshorten e tij, duke e qëlluar me armën e shërbimit.

44-vjeçari Alket Arapi është arrestuar në flagrancë nga efektivët e Komisariatit numër 5 të kryeqytetit.

Ai akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij 36-vjeçare, Ervlima Seferi, ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm.

Policia tha se krimi ka ndodhur rreth orës 06.00 të mëngjesit, në banesën e bashkëshortëve Arapi në Allias.

Hetimet kanë nisur për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Ende nuk ka të dhëna për shkaqet që kanë çuar në këtë krim brenda familjes.

Dhuna ndaj grave, madje edhe vrasja e tyre, po shndërrohet në “epidemi”.

Vetëm disa ditë më parë një burrë vrau bashkëshorten në Vlorë, ndërsa në vitet e fundit numërohen dhjetëra raste të tilla. /a.a/ Albanian Free Press Online

Share: