Home KRYESORE Meta në Senatin amerikan: Ndryshimi i vetëm kufitar në rajon është zgjerimi...

Meta në Senatin amerikan: Ndryshimi i vetëm kufitar në rajon është zgjerimi i BE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka qenë i pranishëm në  Senatin amerikan, si i Ftuar Nderi nga Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes, Senatori Jim Inhofe.

Në këtë takim Meta vuri theksin tek domosdoshmëria e stabilitetit, paqes dhe sigurisë afatgjatë në rajon duke shprehur hapur qëndrimin e tij tashmë të qartë kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan. Ndërsa për kufijtë u shpreh se i vetmi ndryshim në rajon, duhet të jetë zgjerimi i plotë i kufirit europian.

“Shqipëria ka qenë dhe vazhdon të jetë katalizator jetik për të zgjeruar kufijtë e NATO dhe Bashkimit Europian, pasi ato mbeten bazat e stabilitetit dhe begatisë në Ballkanin Perëndimor.

Ndryshimi i vetëm kufitar për të cilin duhet të punojmë ditë e natë në rajonin tonë është zgjerimi i plotë i kufirit europian”, – ka shkruajtur Meta në llogarinë e tij në “Twitter”.

Ilir Meta@ilirmetazyrtar

Ndryshimi i vetëm kufitar për të cilin duhet të punojmë ditë e natë në rajonin tonë është zgjerimi i plotë i kufirit 🇪🇺.

Share: