Home KRYESORE Një vit protestë! Nga Enriko Ceko

Një vit protestë! Nga Enriko Ceko

Përpara një viti, në datën 8 Shkurt 2018, filloi protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Eksperimental. Kjo protestë tregoi nga njëra anë karakterin e shumë artistëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe nga ana tjetër tregoi edhe ata që e mbajnë vehten për artistë apo përfaqësues të shoqërisë civile, që së bashku me agresivitetin, presionet dhe joshjet që qeveria aktuale ka bërë dhe vazhdon të bëjë, kryesisht drejtuar te intelektualët dhe artistët e ërtetë, që synojnë shuarjen e fjalës së lirë në Shqipëri, dhe për të shkatërruar teatrin, pronë publike e për të bërë paudhësi të tjera në kurriz të një populli të tejvuajtur.

Kjo protestë vulosi padyshim vlerat, qendrueshmërinë, ndershmërinë dhe parimet e shumë aktivistëve dhe intelektualëve të ndershëm e të pavarur, përballë së keqes që shfaqet çdo ditë përpara nesh në forma, mjete dhe teknika nga më të ndryshmet.

Kjo protestë, që tashmë është bërë simbol i qendresës qytetare, sepse rreth saj tashmë janë bashkuar edhe çështje të tjera, që shqetësojnë qytetarinë e përgjegjëshme, ka krijuar një rreze shprese, sepse ne që kemi guxuar që të mbrojmë parimet dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri, në fund të fundit nuk e bëjmë këtë për përfitime personale, por e bëjmë këtë me pasion dhe me thjeshtësinë tonë qytetare, me intelektualizmin dhe me ndjenjat tona njerëzore, në mbrojtje të parimeve të lirisë dhe barazisë përpara ligjit, përballë arrogancës në pushtet dhe mendjemadhësisë së opozitës si dhe përballë perversitetit, prapaskenave dhe hipokrizisë që përfaqësohen nga disa persona, që e mbajnë vehten për përfaqësues të shoqërisë civile apo edhe si politikanë të ndershëm dhe me parime e ideologji, qoftë liberale apo dhe konservatore.

Kemi një vit që protestojmë për Teatrin Kombëtar dhe bashkë me këtë protestojmë edhe për çështje të tjera të rëndësishme që na shqetësojnë ne si qytetarë dhek jo periudhë për mua personalisht ka qenë një periudhë e mbushur me shumë ngjarje, emocione dhe perzonazhe, ngjarje, që do mbeten në memorien time githmonë, shumë emocione, për të cilat më vjen mirë që i kam përjetuar dhe shumë personazhe, që kanë lënë gjurmë te unë me sjelljet dhe veprimet e tyre.

Ngjarje të shënuara kanë qenë protesta përpara kryeministrisë, fjalët e mbajtura në sheshin e teatrit t Zj Roza Anagnosti, Z. Maks Velo, e të tjerë, nëshkrimi i peticionit të qytetarëve në mbështetje të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Eksperimental, bashkimi me protestuesit për Teatrin edhe të studentëve dhe banorëve të Astirit, etj.

Emocionet e mija në lidhje me Teatrit Kombëtar lidhen me të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e këtij teatri. Në të shkuarën atje më kanë çuar prindërit, vite më parë dhe në vazhdimësi kam çuar unë fëmijët e mij në Teatrin Kombëtar dhe kam shumë dëshirë që këtë të bëjnë edhe fëmijët e mij me fëmijët e tyre.

Në lidhje me personazhet, disa prej tyre I kam njohur dhe më njihnin, disa të tjerë I kam ditur kush janë por nuk kam patur komunikim dhe disa të tjerë as që I kam njohur më parë dhe as që kam patur komunikim. Por, tashmë, duke qenë së bashku për shumë ditë, javë, muaj, kam vënë re se nga të gjithë ata që kanë dalë në public dhe kanë folur përpar sheshit të Tetarit Kombëtar, mund të klasifikohen në tre grupe.

Grupi i parë, personazhe që dalin e flasin përpara qytetrëve dhe thonë ato që duan ata të thonë, duke menduar se ata i dinë të gjitha dhe se ajo që ata thonë janë me vlerë për qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.

Grupi u dytë, që është edhe më i rrezikshëm se grupi i parë, këta janë personazhe që dalin në publik dhe thonë ato që ata mendojnë se do publiku të dëgjojë. Këta tipa mbledhin tërë ditën këtu e atje mendime dhe pikëpamje të të tjerëve dhe i shesin në publik sikur janë të tyret. Këta janë demagogë, mashtrues.

Grupi i tretë, janë qytetarë që thonë të vërtetën, sado e hidhur që të jetë ajo. E vërteta e hidhur e thënë në public nuk është se të jep shumë mundësi që të bësh miq e ndjekës nga publiku, por i bën shumë mirë qytetarisë dhe Shqipërisë e çështjes tonë kombëtare.

Faktikisht në lidhje me ngjarjet, emocionet dhe personazhet mendoj se tashmë pas një viti, ne mund dhe duhet që të formësojmë pikëpamjet tona për atë se çdo bëjmë, si do organizohemi, si do veprojmë dhe cilat janë objektivat tona për të ardhmen e afërt dhe të largët. Ne tashmë nuk jemi thjesht disa individë që vijmë në sheshin e teatrove kombëtare për të treguar se cilët jemi individualisht e se nuk kemi se ku t’a shtyjmë kohën e lirë. Jo.

Ne, tashmë, e dimë se cilët jemi, cilat janë vlerat tona dhe cilat janë synimet tona, të sejcilit prej nesh që kontribuojmë për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe të kushteve politike, ekonomike, sociale, mjedisore, kulturore, sportive, ligjore, etj në Shqipëri, kështu që mendoj se është tashmë koha më e përshtatshme që të shmangim mosmarrëveshjet, oientimet e ndryshme dhe pikëpamjet kontradiktore, për t’u përballur me seriozitet dhe të bashkuar me makinën qeveritare në pushtet dhe me disa që mendojnë se janë ata opozita.

Unë, tashmë, mendoj se ne, të gjithë qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, jemi në gjendje që të përballemi drejtpërdrejt me politikën, qeverisjen dhe qeverinë aktuale, që e ka çuar vendin në fund të greminës, dhe kjo përballje mund dhe duhet të me inteligjiencë dhe me përkushtim politik dhe shoqëror për të mirën e vendit, kombit, shoqërisë dhe atyre që na rrethojnë pranë nesh, sepse, faktikisht, kjo qeverisje ka dështuar si në drejtimin e vendit ashtu dhe në marrëdhëniet me qytetarët.

Ju ftoj të kontribuojmë për vendin tonë dhe për të ardhmen.

Share: