Home KRYESORE Nuk pa kompromis/ Asambleja e Pedagogëve del me 6 vendime, cilat janë...

Nuk pa kompromis/ Asambleja e Pedagogëve del me 6 vendime, cilat janë ato

Asambleja e Pedagogëve e cila u mblodh sot ka dalë në disa vendime të rëndësishme, të cilat rikonfirmojnë edhe njëherë kërkesat e mëhershme të parashtruara nga pedagogët.

Asambleja ka dalë në një vendim me 6 pika, ku në unison thuhet se: “U bëjmë thirrje të gjitha asambleve që të mbajnë një qëndrim për ligjin e arsimit të lartë, dhe u kërkojmë që të bashkohen me vendimin e asambleve që janë për grevë”

Vendimet

1-Rikonfirmimi i kërkesave të bëra më herët

2-U bëjmë thirrje të gjitha asambleve që të mbajnë një qëndrim për ligjin e arsimit të lartë, dhe u kërkojmë që të bashkohen me vendimin e asambleve që janë për grevë.

3-I kërkojmë të gjitha autoriteteve të mbajnë qëndrim konseguent për ligjin e arsimit të lartë në përputhje me vendimet e asambleve (Senatit, Rektorit)

4-Ftojmë trupën akademike që te kontribuojnë dhe të kenë një angazhim sindikalist.

5-Ngritja e një grupi pune për ligjin e Arsimit të Lartë (që të diskutohen gabimet dhe si mund të bëhen) Grupi i punës të bëjë një dokument me oponencë për ligjin.

6-Kërkojmë debat me komisionin e Edukimit dhe të Mediave për ligjin e Arsimit të Lartë.

Share: