Home KRYESORE Pse nuk mund te kete drejtesi ne kete vend?!

Pse nuk mund te kete drejtesi ne kete vend?!

Nga Mirela Cela Jorgo

Ndodhesha ne Itali kur lexoj lajmin se Dritan Dajti nuk denohet me burgim te perjetshem edhe pse deklarohet fajtor per vrasjen e 3 policeve.

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda e dënoi Dritan Dajtin me burgim të përjetshëm, por njëkohësisht i pranoi atij edhe kërkesën për gjykim të shkurtuar duke i dhënë mundësinë të kryejë vetëm 25 vjet burg për vrasjen e 4 oficerëve të policisë Fatos Xhani, Altin Dizdari, Saimir Duckollari dhe Kastriot Feskaj në vitin 2009. Gjatë gjithë procesit gjyqësor Dajti nuk mori avokat, por nuk pranoi as avokatët kryesisht të përcaktuar nga shteti. Pas një sage të gjatë seancash, pavarësisht mungesës së avokatit, ai mori dënim me burgim të përjetshëm.

Por Gjykata e Lartë e ktheu për rishqyrtim për shkelje procedurale sërish në shkallë të parë. Gjatë rishqyrtimit Dajti nuk e pranoi sërish mbrojtjen, por gjithsesi ai u gjet serish fajtor për vrasjen e 4 policëve. Tashmë është apeli që i uli atij 1/3 e dënimit duke ia kthyer në 25 vjet burg.

Anëtaret e trupës gjykuese nuk i përkasin Gjykatës së Krimeve të Rënda, pasi ata janë gjyqtarë të deleguar që vijnë nga gjykatat e Apelit në rrethe. Kjo për shkak se të gjithë gjyqtarët kishin konsumuar të paktën një herë të drejtonin seancat ndaj Dajtit dhe ishin përjashtuar nga gjykimi ndaj tij. Ky është rasti i parë që një vendim i Gjykatës së Krimeve të Rënda nuk e dënon me burgim të përjetshëm ata që gjen fajtor për vrasjen e policëve.

Nuk u cudita dhe as pata asnje lloj ndjesie sepse po shoh me muaj te tere teater me ceshtjen e Vangjush Dakos ku te dy krahet e politikes qenkan “te shokuar” per blerje votash. Informacioni rrodhi ne rruge te mistershme deri tek gazetaret.

Ne fakt u revoltova pasi e vetmja ceshtje per te cilen Dako mund te perfundonte ne burg ishte ceshtja ” Veliera” ku opozites nuk i bente pershtypje dhe nuk e beri kaq te madhe sa u be ceshtja e pergjimeve per blerje votash ne qytetin e Durresit. Dosja e ” Velieres ” nje dosje voluminoze korrupsioni ku do te conte pas hekurave edhe ish ministren e kultures, Mirela Kumbaron. Ja qe nuk ndodhi. Dakos ia mbylli dosjen prokurori Edmond Kaloshi dhe ku gjyqtaret e shkalles se pare dhe Apelit Durres nxituan te jepnin ok per mbylljes e kesaj dosjeje. Asnje deklarate nga ana e opozites per kete skandal. E cuditshme qe reagohet per pergjim bisedash per shitje blerje votash. Pse kjo shpertheu tani ? Pra mishi te piqet dhe helli mos digjet. BETEJA per kete ceshtje zgjati gati 2 vjet rrjesht dhe maskaralleku i prokuroreve dhe gjyqtareve nuk u beri pershtypje asnje lloj krahu politik.

Pse duhet te cuditem per ceshtjen ” Dajti” pasi per ceshtjen ” Veliera” u vra drejtesia dhe trashegimia kulturore kurse per ceshtjen ” Dajti u vrane tre police. Kjo me ben indiferente per gjithcka po ndodh ne Shqiperi pasi gjirizi ku noton klasa politike eshte i qelbur. Une perpiqem te mos me ndote sepse risku ketu eshte i larte per njemije e nje arsye

Share: