Home KRYESORE Rinia ironizon Spiropalin… Ja pankarta që spikati në protestë…

Rinia ironizon Spiropalin… Ja pankarta që spikati në protestë…

Qytetarët që protestuan kundër abuzimit seksual të së miturës në Kavajë dhanë mesazhe të ndryshme nëpërmjet pankartave dhe banderolave që mbanin në duar. Mes shumë prej tyre spikati pankarta me një mesazh drejtuar ministres Elisa Spiropali, e cila filmoi familjen e 13 vjeçares gjatë vizitës që bëri dhe videon e publikoi ERTV, ku u shfaqën me zë dhe figurë prindërit.

Një veprim që u shoqërua nga një irritim i fortë i opinionit publik, që shpërtheu në rrjetet sociale. “O Spiropali, a do bëjmë një film bashkë?” shkruhej në pankartën që mbahej nga një vajzë e re në protestë.

Pankartat e tjera dënonin nëpërmjet mesazheve dhunën dhe përdhunimin dhe apelonin prindërit që të edukojnë djemtë.

Share: