Home KRYESORE Rrëfimi: Si u hap në burg tuneli nëntokësor për arratisjen e Gaxhait

Rrëfimi: Si u hap në burg tuneli nëntokësor për arratisjen e Gaxhait

Në një trajtim për kushtet dhe sigurinë në burgje, emisioni “Top Story” ka risjellë në vëmendje një nga historitë më spektakolare të arratisjes, pikërisht atë të Gazment Brakës, i njohur në ngjarjt e vitit 1997, si Gaxhai i Vlorës. Ai ka tentuar tri herë të arratistet nga burgu, mes të cilave edhe  në vitin 2005. Kjo histori është risjellë nga ish-Drejtori i policisë së asaj kohe, Petrit Ismaili, I cili tregon edhe momentin kur u zbulua një tunel nëntokësor.

Rrefimi i Ish-drejtorit

Si ngjarje mund të jetë ngjarja më e sofisfikuar në historinë e arratisjes nga burgu shqiptar, qoftë nga mënyra e organizimit, qoftë nga investimi. Dhe periudha e gjetur nga personat e interesuar për arratisjen ka qenë ideale, pasi në burg kryheshin punime, biles atë ditë në mëngjes është futur dhe një traktor me zinxhirë.

Kishin humbur orientim në lartësi, dhe kishin dal poshtë shtresës së betonit. U konstatua një e çarë nga policët dhe ne dyshuam se mos traktori që kaloj ka krijuar plasaritje në asfalt, por poshtë pamë një llampë të ndezur.

Për hapjen e tunelit ishte punuar prej disa ditësh, dhe niste nga dyqani i luleve e deri tek dhoma familjare e pritjeve. Teknika e punimeve ishte njësoj sikur te hapej një tunel miniere, me trarë dhe tuba ajrimi.

I gjithë maskimi ishte një dyqan lulesh, që prej disa kohësh kishte trullosur edhe sigurinë e burgut 302. Lulet përdoreshin si maskim për të nxjerrë thasët me dhe. Një plan gati-gati i përsosur arratisje.

Na bënte përshtypje se nuk shiteshin lulet.

Ish-drejtori i Burgut 302, tregon se për këtë ngjarje nuk u arrestua asnjë, sepse autorët kishin humbur gjurmët.

Nuk është arrestuar asnjë nga të zotët e dyqanit të luleve, ata kishin bërë parapërgatitje, ai që kishte dyqanin, ishte anonim që e mbante me qera. Pas këtij incidenti të ndodhur, Gaxhai u transferua në Burgun e Sigurisë së Lartë në Burrel./opinion.al

Share: