Home KRYESORE Njerezit duhen trajtuar te gjithe si te barabarte, ashtu si Andrea te...

Njerezit duhen trajtuar te gjithe si te barabarte, ashtu si Andrea te Neranxi

Andrea Gogollari eshte njeri prej punonjesve te Institutit Kulinar Neranxi. Andrea per fat te keq nuk degjon dhe nuk flet, por kjo nuk e pengoi Kompanine Neranxi ta punesoje dhe te demostroje kujdes per te, me qellimin per ti ofruar nje profesion dhe dinjitet ne jete, si gjithe te tjeret.

Andrea Gogollari qe ne profilet e tij ne Instagram dhe Facebook e ka mbi quajtur veten “Andrea Neranxi”, prej 3 vitesh punon si asistent ne laboratorin e brumerise te shkolles me te madhe te kuzhines profesionale ne rajon, dhe aty punon me docentet Klodi Gurra dhe Franc Kanapari.

Andrea falederon presidentin e Kompanise Neranxi, z. Nikollaq Neranxi i cili i ka ofruar pune dhe dinjitet e kujdeset personalisht qe ai te ndihet sic e meriton, si gjithe te tjeret dhe qe vazhdimisht e motivon inpenjimin e tij me promocione te ndryshme.

Ish deputeti, aktivisti i shoqerise civile dhe biznesmeni Nikollaq Neranxi thote se nje mundesi te tille i duhet ofruar te gjithe individeve si Andrea Gogollari te cilit fati nuk i ka dhene gjithcka si te tjereve dhe i ka bere me aftesi te kufizuara.

Nikollaq Neranxi shton se eshte detyre e shtetit, por edhe e biznesit qe ketyre individeve tu mundesohet jeta e barabarte me te tjeret dhe se ata jane, sic konfirmon vete biznesmeni, jane mirenjohes.

Ne fakt vete Andrea thote se kete miresi qe i demostruar ne Institutin Kulinar Neranxi, po ja shperblen dhe do ja shperbleje gjithmone Nikollaq Neranxit duke punuar pa pertuar dhe shton se ne Institutin Kulinar Neranxi me stafin e shkolles, ndihet si ne familjen e tij.

Share: