Home KRYESORE Shperthen ekonomisti:Për politikanët që e kanë pare politikën për t’u pasuruar!

Shperthen ekonomisti:Për politikanët që e kanë pare politikën për t’u pasuruar!

Për të gjithë ata politikanë që e kanë pare politikën si mjet për t’u pasuruar.

Nga Kasem Seferi

Nuk kam shumë për të treguar nga përvoja ime politike për arsye se ajo nuk ekziston; ekziston vetëm një gjë që e kam pasur passion që në fëmijëri:

Të vëzhgoj dhe të shënoj çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe!

Për ta bërë më të dukshëm këtë passion po i lutem Zotit Artur Nura të botojë ato që kanë thënë burra me mend në botën ku jetojmë dhe nuk po bëhemi pjesë e njëllojtë.

Korrupsioni, rritja ekonomike dhe zhvillimi i vendit

“Përsëri të shumtët janë më të pakorruptueshëm se sa të paktët, ata janë si sasitë më të mëdha të ujit i cili, lehtësisht, është më pak i korruptuar se sa të paktat. Individi është i përgjegjshëm se është i mposhtur nga zemërimi, ose ndonjë pasion tjetër dhe, atëhere, gjykimi i tij zvetënohet në mënyrë të domosdoshme; por është e vështirë të supozohet se një numër i madh personash do të gjenden të gjithë në një pasion dhe të gabojnë në të njëjtin moment.”.
Aristoteli

“Pushteti priret të korruptojë; pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute.”.

                                                                                 Historiani britanik Lord Acton, 1887

Unë them dhe e kam vërtetuar se Korrupsioni (është): Monopoli plus Maturinë (në vendim – marrje) minus përgjegjshmërinë.

Korrupsioni, si në nivel qendror ashtu dhe nivel vendor, ka pozuar dhe po pozon një sfidë serioze për rritjen ekonomike dhe zhvillimin të vendit, sepse ai ka minuar dhe po minon demokracinë dhe qeverisjen e mirë duke shpërfillur ose sabotuar proçeset zyrtare.

Korrupsioni në zgjedhje dhe në organet legjislative ka zvogëluar përgjegjshmërinë dhe shtrembëruar përfaqësimin në hartimin e politikave.

Korrupsioni në sistemin gjyqësor ka kompromentuar aq keq sundimin e ligjit dhe, korrupsioni në administratën publike, rezultuar dhe rezulton në padrejtësinë e sigurimit të shërbimeve.

Me pak fjalë: korrupsioni ka shpërbërë kapacitetin institucional të qeverisjes pasi proçedurat nuk janë respektuar dhe nuk respektohen, burimet nuk nuk janë shpërndarë dhe nuk shpërndahen në mënyrë transparente, si dhe dhe zyrtarët shiten (kur ofrojnë favorizime të padrejta) dhe blihen (kur marrin shpërblime, ose dhurata për favorizimet që kanë bërë në mënyrë të padrejtë).

Korrupsioni ka minuar dhe po minon gjithashtu legjitimitetin e qeverisjes, si dhe vlera të tilla demokratike si besimi dhe toleranca.

Kontrolli i pamjaftueshëm mbi veprimet negative të qeverisjes është rezultat i:

 një demokracie funksionale jo të plotë;
 pamundësisë së monitorimit të qeverisjes nga shoqëria civile dhe organizatat joqeveritare;
 kulturës së pakët të zgjedhësve në lidhje me politikën, veçanërisht, në zgjedhjet mbarëkombëtare, pasi vota e tyre nuk ka shumë peshë;
 moszbatimit të ligjit, pothuajse, në të gjitha nivelet;
 nivelit të pamjaftueshëm në profesionin e juristit;
 nivelit të pamjaftueshëm të pavarësisë të sistemit të drejtësisë; mbrojtjes së pamjaftueshme të kundërshtarëve të qeverisjes;
 mungesës së standarteve të vlerësimit të proçedurave dhe krahasimit të tyre me të ngjashëm në nivele të njëjta, ose të ndryshëm të qeverisjes, në veçanti, krahasimit me ata që bëjnë punën më të mirë.

Thelbi i vemendjes shoqërore është perqendruar mbi korrupsionin politik, ndërkohë që korrupsioni përmban edhe aktorë privatë në marrëdhëniet ndërmjet bizneseve, objekt ky gjithashtu i një rëndësie shumë të vogël në trajtimin e dukurisë së korrupsionit në shoqëri.

Të gjitha praktikat korruptive janë të pashkëputura nga konfliktet konkurruese dhe nga manovrat që bëhen për të mbajtur tregun nën zotërim. Ofertat korruptuese të funksioneve politike që bazohen mbi lakminë e drejtuesve, janë të pashkëputura nga kërkesat korruptuese të aktorëve ekonomikë.

Korrupsioni është një dukuri dytësore, sepse shkaktohet nga parakushte ekonomike.

Në qoftë se stabiliteti ekonomik dhe formimi i institucioneve nuk arrijnë fundin e tyre logjik, ata të dy bashkë bëhen shkak për korrupsion. Vendosja e institucionit të pronës private dhe kufizimi i korrupsionit (pasi parimisht është i pamundur eleminimi i tij), domosdoshmërisht, kërkojnë legalizimin e rezultateve të para të akumulimit të kapitalit, me qëllim që ta lejojnë atë të veprojë në interes të publikut, pa harruar të ndëshkojë të gjithë shkelësit e ligjit.

Korrupsioni si sëmundje ngjitëse i “prek” pothuajse të gjithë që nga politikanët dhe zyrtarët e korruptuar deri te ata që nuk paguajnë faturat e energjisë elektrike dhe ujit, pa përjashtuar median ku klane të fuqishme (pothuajse të gjitha me natyrë politike) financojnë për të diktuar informacionin me të cilin duhet të informohet publiku.

Përqendrimi i pushtetit nga Qeveria Rama 2 ka çuar në korrupsionin më të madh politik për shkak të statusit të pushtetit monopol të burokratëve dhe siç mund të merret me mend do të ishte tejet e vështirë të eleminohej pasi burokratët do priren të mbrojnë “rentën” e tyre, gjë që ka çuar në nivelin më të ulët të besimit dhe, kësisoj ka ngadalësuar edhe më tej rritjen ekonomike.

Prandaj, veprimi opozitar në kuptimin e një ekonomisti nënkupton se, përqendrimi i pushtetit që duhet shpërndarë ndërmjet institucioneve demokratike për t’ia prerë shanset grupeve rentë – kërkuese me anë të mjeteve të liberalizimit të tregut dhe politikave të lira tregtare, nivelin e lartë të korrupsionit dhe mungesën e besimit te Qeveria Rama 2, kanë ndikuar negativisht te niveli i besimit te qytetarët.

Kufizimet tregtare janë shembulli i parë i një burimi të nxitur nga qeveria për renta. Në qoftë se shpenzimet e një malli janë subjekt për kufizimin e blerjeve të kreditueshme

Me pak fjalë, vendet që priren të jenë më pak të korruptuar me legjislacionin e tyre tatimor/doganor janë relativisht të lirë nga kufizimet qeveritare me udhëzime dhe urdhëresa.

Subvencionet qeveritare mund të përbëjnë një burim për rentat ekonomike; korrupsioni lulëzon nga politikat që lejojnë subvencione të shënjestruara në mënyrë të varfër të përshtaten me firmat që e meritojnë, ose me trajtimin preferencial të tyre për shkak të interesave të grupit

Kontrollet (zakonisht për arsye politike dhe shoqërore), janë gjithashtu një burim dhe rezultat i sjelljes rentë – kërkuese. Kontrollet tatimore/doganore krijojnë nxitës për individë ose grupe për t’u dhënë rryshfet zyrtarëve që të ruajnë rrjedhën e mallrave të tilla ose për të marrë para në mënyrë të pandershme.

Paga të ulta në shërbimin civil krahasuar me pagat në sektorin privat janë burim i korrupsionit në nivel të ulët. Kur paga e shërbimit civil është tejet e ulët, punonjësi i shërbimit civil mund të detyrohet të përdorë pozicionin e tij për të mbledhur rryshfet si një mënyrë që plotëson qëllimet, veçanërisht, kur kosto dhe rreziku për t’u kapur për korrupsion është e/i ulët.

Ndërmjet shumë aspekteve të papajtueshme të korrupsionit është dëshmia se ai ngadalëson rritjen ekonomike nëpërmjet kanaleve të mëposhtme: prania e korrupsionit, shpesh, i bën biznesmenët të vetëdijshëm se u kërkohet rryshfet para se ata të mund të nisin një sipërmarrje dhe se pas kësaj zyrtarë të korruptuar pretendojnë pjesë nga fitimet e investimit të tyre; prandaj biznesmenët e interpretojnë korrupsionin si një lloj tatimi që zvogëlon nxitësin e tyre për të investuar, ul investimin dhe vonon rritjen ekonomike në një shkallë domethënëse; atje ku kërkimi i rentës dëshmon më shumë punë përfituese se sa prodhuese, shpërdorohet talenti, sepse nxitësit financiarë ndjellin më të talentuarit dhe më mirë të arsimuarit për t’u angazhuar më shumë në kërkimin e rentës se sa në punë produktive me pasoja të kundërta për përqindjen e rritjes së vendit; zvogëlimi i efektivitetit të rrjedhave të ndihmës së huaj nëpërmjet shmangies së fondeve, sepse duke qenë shumë e manovrueshme, ndihma mund të përdoret për mbështetjen e shpenzimeve joproduktive dhe të kushtueshme qeveritare dhe si rezultat i kësaj, kur qeverisja gjykohet se është veçanërisht e varfër, disa vende donatore janë tërhequr nga ndihma e tyre evazioni tatimor ose pretendimi i përjashtimeve tatimore të pa vend, korrupsioni sjell humbjen e të ardhurave tatimore; zvogëlimi i mbledhjes së tatimeve ose i rritjes së shpenzimeve publike, bën që korrupsioni të çojë në pasoja të kundërta buxhetore dhe shkakton gjithashtu probleme monetare në qoftë se merr formën e huadhënies pa vend nga institucionet financiare; caktimi i kontratave të prokurimit publik nëpërmjet sistemit korruptiv mund të çojë në uljen e cilësisë së infrastrukturës dhe shërbimeve publike; shtrembërimi i përbërjen së shpenzimeve qeveritare, sepse i tundon zyrtarët qeveritarë të zgjedhin më pak shpenzime qeveritare për bazën e mirëqenies publike në krahasim me mundësitë që u sigurojnë atyre rryshfete zhvatëse.

Prania e korrupsionit në qeveri është dëshmi e pakundërshtueshme se pjesa më e madhe e politikanëve ndërhyjnë për të rritur pasurinë, ose për të çuar përpara karierën e tyre dhe aspak për të korigjuar dështimet e tregut si çmimet e larta të telefonisë celulare, ngritjen e çmimit të energjisë, bukës, tarifat e larta bankare, etj, duke vërtetuar se ndërhyrja e tyre nuk bëhet për të mbledhur informacionin e domosdoshëm që të çon në marrjen e vendimeve të arsyeshme si dhe për të vënë në jetë të politikat e miratuara.

Në mënyrë të veçantë, korrupsioni tregon shenjat e keqfunksionimit institucional, që zakonisht lulëzon në një mjedis me rregulla të shumta (siç është rasti i rregullave të shumat për vendim – marrjen e dhënies së koncensioneve, të tenderave, etj), në një mjedis ku maturia e pushtetarëve mbizotëron në veprimtarinë ekonomike dhe ku qeveria cakton burimet e pakta (shpenzimet për investime publike). Për më tepër ndodhitë e korrupsionit lidhen gjithashtu me gjasat e mbylljes së çështjeve dhe/ose ndëshkimit të të akuzuarve.

Shtrembërimi i operimit në tregjet e lira, shtypja e rritjes ekonomike dhe rritja në mënyrë regresive e vështirësisë për të varfërit janë tregues se korrupsioni i qeverisë dekurajon krijimin e bizneseve të reja legjitime private dhe, nga ana tjetër, i detyron bizneset ekzistuese të fshihen në ekonominë informale, kapitalin të largohet nga vendi dhe e mban larg kapitalin e huaj nga vendi (çka e dëshmon më së miri niveli i investimeve të huaja në vitet e fundit si dhe ankesat e firmave të huaja në lidhje me koncensionet dhe privatizimet e pronës publike).

Rrugëzgjidhja e juristëve, e ekonomistëve dhe e biznesmenëve, respektivisht, korespondojnë me ligje të reja më të ashpra dhe me masa shtrënguese më efektive të ligjeve ekzistuese për ngritjen e nivelit të konkurrencës në ekonomi ndërmjet firmave dhe shërbimit publik si dhe për një pagesë më të madhe të punonjësve të shërbimit publik.

Rrugëzgjidhja e juristëve thekson rëndësinë e kuadrit ligjor dhe juridik brenda të cilit ekziston korrupsioni, sepse ligji është i domosdoshëm në luftën kundër korrupsionit, sepse ligji përmban rregullat se si duhet të ndërveprojnë individët me njëri – tjetrin dhe kuadrin ligjor për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Por në Shqipëri, megjithëse ekziston një kuadër i plotë ligjor programet ambicioze anti – korrupsion, të gjithë kanë dështuar në fazën e vënies në jetë për shkak të ndërhyrjes së politikës në përzgjedhjen dhe vendim – marrjen e individëve të strukturave të sistemit gjyqësor, të cilat duan t’i përdorin për të sulmuar, ose për t’i vënë në siklet rivalët e tyre politikë dhe, pjesërisht, për shkak të nxitësve për të paguar dhe marrë rryshfet, gjë që ka sjellë rënien e suksesit të programit anti – korruspion.

Lufta kundër korruspionit nuk ka lidhur siç duhet reformimin e shtetit dhe këtë të fundit në kontekstin e tranzicionit që lufta të theksojë si aspektet ligjore ashtu dhe ato ekonomike.

Shtrembërimet ekonomike dhe kontrollet administrative, veçanërisht, ato që përfshijnë maturi të lartë të tilla si lëshimi i licencave, lejeve, kuotave, dokumentave të doganave dhe përjashtimeve tatimore duhen eleminuar dhe/ose thjeshtëzuar, pavarësisht se shumë prej tyre kanë justifikime të forta shoqërore dhe për këtë arsye thuhet se nuk mund të eleminohen dhe/ose thjeshtëzohen, çka nuk ka lejuar zvogëlimin e maturisë burokratike dhe qëndrimet arbitrare të administratës publike.

Pasojat kanë qenë të qarta: është rritur pasiguria në mjedisin e biznesit, gjë që ka rritur koston efektive të investimit për firmat, ndërkohë që ka zvogëluar nivelet e investimit.

Ekonomistët, veçanërisht, ata akademikë që na e kanë ç…rë b … n në gjithë këto vite, tani janë strukur si vemjet e mëndafshit, ndoshta, për të na sjellë ndonjë kinezëri që nuk e kemi parë.

Kasem Seferi – ekonomist

Share: