Home KRYESORE Basha: Rama e ka vendin në burg, hetimet për krimin…

Basha: Rama e ka vendin në burg, hetimet për krimin…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryetarët e dëgëve së kësaj partie.

Basha është shprehur në takim se çdo të enjte do të ketë bllokim rrugësh në të gjithë vendin, në shenjë protestë kundër qeverisë “Rama”.

Po ashtu, kyedemokrati ka thënë se duhet të ketë sa më shumë pjesëmarrje të qytetarëve në protestë dhe për këtë të shkohet në çdo derë të shqiptarëve për të dhënë mesazhin e opozitës.

Basha i është përgjigjur kryeministrit Rama, i cili u shpreh se kush pengon zgjedhjet do të shkoj në burg.

Për kreun e selisë blu, nëse do të bëhej një hetim për krimin elektoral, atëherë në burg do të shkonte Vangjush Dako, Damian Gjiknuri dhe vetë kryeministri.

 “Koha kur në Shqipëri Edi Rama dhe kriminelët e tij diktonin zgjedhjet, ka marrë fund njëherë e mirë. Ne do të jemi në krye të protestave të qytetarëve, derisa të fitojmë betejën europiane dhe demokratike për të mos lejuar krimin elektoral të 30 Qershorit.

Edi Rama e di se nuk mund t’i rezistojë presionit popullor, prandaj po kërcënon me burg. Edi Rama ka frikë, sepse e di shumë mirë, që një hetim i pavarur, çon në burg atë vetë, Vangjushin e tij dhe Damian Gjiknurin për blerjen e zgjedhjeve bashkë me krimin. Mesazhi i qëndresës qytetare për Edi Ramën, që iu frikësohet zgjedhjeve të lira si djalli nga temjani, është se nuk ka shpëtim prej tyre. Ne jemi të gatshëm të sakrifikojmë çdo gjë për të mos lejuar që në 30 qershor të ketë një krim tjetër elektoral si ai i 2017-ës. Koha kur populli shkonte në burg dhe kriminelët në qeverisje, ka marrë fund. Politikanët e lidhur me krimin do të shkojnë në burg dhe populli do të çlirohet nga krimi dhe korrupsioni. Përballja do të jetë në çdo qytet në çdo shesh dhe rrugë të vendit për të kulmuar në 11 maj në protestën kombëtare përpara kryeministrisë.”-ka thënë Basha.

Ditën e djeshme, opozita protestoi duke bllokuar, për 1 orë, akset rrugore kryesore në vend. Në Tiranë, rrethrrotullimi Shqiponja; Durrës-Kavajë, Plepa Autostradë- përballë shtëpisë së pushimit; Fier, rrethrrotullimi Sheq; Elbasan, rrethrrotullimi Bradashesh; Milot, karburanti në autostradë./ Opinion.al E.Xh.

Share: