Home KRYESORE PERSHIRJA IME PARLAMENTARE DO JETE VULLNETARE (PA PAGESE)

PERSHIRJA IME PARLAMENTARE DO JETE VULLNETARE (PA PAGESE)

Nga Erion Piciri

Sot mora nga KQZ vendimin per hyrjen ne Kuvendin e Shqiperise. Me kete rast dua te falenderoj opozitaret e vertete, antikomunistet idealiste dhe ata qe me mbeshteten ne kete vendim dhe t’ju njoftoj se kontributi im modest, i ketij mandati i nxitjes se ndryshimit, do jete vullnetar. Nuk do pranoj te marr rrogen e deputetit. Keto para duhet te mbeten ne buxhetin e shtetit dhe te paguhen rrogat mujore te ish-deputeteve qe iken nga parlamenti dhe i kane kerkuar keto pagesa ekstra.

Keshtu minohen edhe akuzat se opozitaret marrin nga dy paga per te njejtin vend deputeti. Nese kjo nuk eshte e mundur ligjerisht, rrogen do ta jap publikisht per bamiresi. Ne te njejten forme refuzoj cdo lloj perfitimi tjeter qe buron nga mandati i deputetit. Nuk e konsideroj veten deputet, por vetem nje intelektual, zedhenes publik ne parlament. Do vijoj me mesimdhenien sipas parashikimeve ligjore. Auditori nje kenaqesi, kuvendi nje sakrifice.

Prania ime ne parlament do jete ne seanca plenare, ushtrimi i nje mandati komunikimi, jo i nje mandati te mirefillte deputeti. Rrethanat politike nuk ma lejojne ta ushtroj plotesisht kete detyre. Nje e treta (35%) e popullit opozitar eshte per djegien e mandateve dhe qendrimi im politik do reflektoje ndjeshmerite e tyre, sikurse te mazhoritetit prej 65% te opozitareve qe kerkojne ruajtjen e frontit parlamentar dhe institucionalizmit shteteror. Te ndryshojme regjimin dhe te ruajme stabilitetin e vendit. Politike permes mendjes dhe fjales, jo permes dhunes dhe rremujes…

Share: