Home KRYESORE 26 MAJ 2019 UNË VOTOVA EUROPËN

26 MAJ 2019 UNË VOTOVA EUROPËN

Nga Fate Velaj

… në qendrën e votimit, në Singrinergasse 23 të Vjenës, aty ku prej vitesh kam hedhur votën time për të ardhmen e Austrisë, sot votova përrsëri për Europën.

Por, si Austro-Shqiptar, e di shumë mire se Europa nuk fillon në Vjenë. As në Berlin, Paris e Romë.

“EUROPA FILLON TEK PRAGU I SHTËPISË TIME”.

27 aktivitete dedikuar Europës dhe Idesë Europa kam organizuar në Vlorë. Solla në qytet ministra e kryeministra. Deputet e Eurodeputet. Kryetar komisionesh e profesor universitetesh. Biznesmen e intelektual. DUA ta bëja Vlorën që qytet ku Idea Europa të lulëzoj.

Që nga Vlora, Shqipërisë, ti shtohej një “YLL BLU” në flamurin e saj KUQ e ZI.
“EUROPA – MIDIS MEJE DHE TEJE”, ka qenë titulli i disa konferencave politike dhe ekonomike që kam organizuar në universitetin e Vlorës.

Nëse do të jesh europian, duhet të mendosh si i tillë. Duhet të dialogosh si i tillë e së fundmi, duhet ta shohësh e orientosh të ardhmen si të tillë.
“EUROPA – QËLLIMI ËSHTË RRUGA” ka qenë një tjetër konferencë që kam organizuar në Vlorë. Nëse i ke vënë vetes të përmbushësh një qëllim, duhet të ndjekësh rrugën që të shpie atje. Dhe, nëse si qëllim ke venë të shkosh në EUropë, kjo rrugë, ka sinjalistikat e saj. Ka semafor që të thonë vazhdo ose prit. Ka rrugë me përparësi si dhe rrugë, të cilave duhet tu japësh përparësi për të mos hyrë, në rrugë që nuk kanë dalje, në Sackgasse.

Në EUropë nuk shkohet me “nëse dhe por”.

Share: