Home Approccio Italo Albanese Suksese dhe fitore në garë Geri! 🇦🇱 🇮🇹

Suksese dhe fitore në garë Geri! 🇦🇱 🇮🇹

Nga Nora Malaj

Dhe pak dikë na ndajnë nga gara e ethshme për zgjedhjet në Parlamentin Europian! Tashmë listës së kandidatëve që garojnë për këto zgjedhje janë dhe shumë kandidatë , që me origjinën e tyre shqiptare dhe me kontributin e tyre , na bëjnë të ndjehemi krenarë. Njëra prej tyre është edhe Gerarta Ballo, një emër tashmë shumë i dëgjuar në këtë kohë fushate! Ajo ka vendosur të garojë dhe urimi im është që Geri të jetë një ndër fitueset e kësaj gare , për të shpalosur vlerat e gruas, vajzës dhe intelektuales që nuk di të ndalet , në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Nuk ka krenari më të madhe kur vajzat si Geri ,bëhen promovuesve dhe lobuese të forta për të drejtat e njeriut!

Jam e bindur se si unë ndjehen krenare të gjitha vajzat e gratë shqiptare, kur shohim se misioni i pjesëmarrjes dhe përfaqësimit në Parlamentin Eruopian bëhet i mundur nga vajza e gra si ty , Geri! Bota bëhet edhe më e bukur me pjesëmarrjen tënde në garë dhe është nje ogur i mirë për të gjithë shqiptarët kudo në botë!

Suksese Geri dhe uroj që ta fitosh këtë garë jo vetëm për ty , për Italinë , vendi ku jeton dhe e përfaqëson me dinjitet, por edhe për Shqipërinë , vendin ku rrenjtet i ka të thella në identitetin tënd, dhe po aq të thella edhe në Europë! Ti je një shembull dhe model që duhet përkrahur nga cdo grua dhe vajzë , që do të dëshirojë e të kontribuojë në politikë,për një shoqëri më të mirë dhe të barabartë për të gjithë. Ftojë të gjithë shqiptarët që jetojnë në Itali , po edhe të gjitha ata që kanë miq jashtë shtetit , të votojnë Gerin, si e para kandidate Italo- Shqiptare , që të zgjidhje në Parlamentin Europian!

Sot të gjitha gratë e vajzat , po edhe shqiptarët kudo që janë duhet të votojnë Gerin! Suksese Geri!
Faleminderit se na bëre të gjithëve krenarë!
👏👏🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇮🇹🇮🇹🇮🇹👏👏🙏🙏🙏

Share: