Home Approccio Italo Albanese Zeri i emigranteve ne zgjedhjet politike ne Itali

Zeri i emigranteve ne zgjedhjet politike ne Itali

Jo vetem emra ne funksion te votave,

Nga Marsela Koci

Ne rrugetimin e zgjedhjeve politike qe po zhvillohen ne Europe mes kandidateve qe marrin pjese ne keto zgjedhje ka shume emra te huaj mes tyre dhe shume shqiptare. 

Jetoj ne Itali prej gati 17 vitesh dhe jam nje nder te parat vajza shqiptare sebashku me shume mikesha te mia shqiptare e te huaja me te cilat krijuam lidhje me istitucionet e Milanos nepermjet punes se shoqatave ku ishim organizuar duke u afruar ne rrugen politike te asaj qe na dukej si ajo me favorizuesja ne perfshirjen e asaj fete te shoqerise italiane qe ne vet perfaqesonim , e majta italiane e prezantuar nga PD, Partia Demokratike.

Te vjen vetvetiu natyrshem te afrohesh ne te majte me programet qe ne kishim zgjedhur per aktivizimin e emigranteve , sidomos grate qe ne perfaqesonim ne fushen istitucionale te nje Milano qe sa me shume dhe afrohej prane fashave me te stigmatizuara ne Itali, pikerisht grate migrante. 

Ishim vitet kur u krijua dhe u mireprit Ministria e Integrimit me ne krye Ministren Cecile Kyenge , grua , migrante me ngjyre. Fitorja me e madhe e nje PD qe kish vendosur te luftonte racizmin dilagant dhe te ndryshonte nje here e pergjithmone mentalitetin e strukturuar prej vitesh, apo shekujsh qe dukej se skish ndermend te perparonte ne nje Itali qe tashme jetonte nje periudhe emigrimi prej gati 30 vitesh. 

Ngjarjet e metejshme, ndryshimet e shpeshta ne qeveri teknike dhe marrja e pushtetit me emertime siç e krijoi figura me kontradiktore e te majtes italiane, Matteo Renzi, reformat qe nuk u realizuan asnjehere ne drejtim të politikave migratorie ku nuk arriti te aprovohej emblema e se majtes italiane “Lo Ius Soli”, perpjekja e fundit per te mbajtur gjalle nje te majte qe tashme i ekzistonte vetem emri dhe me asnje parim te asaj politike qe kerkonte te predikonte. 

Minimumi i besimit rreth sajdo te ishte te pakten ndryshimi i ligjit qe mban emrin e dy te hetuarve per afere dhe korrupsion Bossi-Fini . 

Nje e majte, apo me mire te themi nje PD qe predikon por ka frike te aplikoje çka thote e beson vet. Njesoj si atehere , ne 2014, kur u shfaqen shume emra te huaj ne listat e PD, edhe sot me nje rinovim te emrave te drejtuesve te partise qe tashme mbahet ne kembe vetem ne disa konuna e ne nje Itali ku ka marre hov me shume se kurre ndjenja e urrejtjes qe i shef akoma emigrantet si è keqja absolute e ketij populli. 

Jemi mesuar duke degjuar te njejtat fjalime xenofobe qe parti ekstreme shprehnin dhe akoma vazhdojne te shprehin Sot si vite me pare, na duket shume aktuale politikat qe benin dhe vazhdojne te bejne aktualisht, i bindemi dhe i besojme edhe pse me pare i kemi perjetuar dhe dime qe kane pas gabuar. Historia vazhdon te perseritet edhe pse vitet kalojne por ne, njerezia, duket sikur nuk duam te mesojme, vazhdojme te edukojme brezat e rinj me gabimet qe kemi bere me pare ne, te bindur se ajo eshte e drejta apo te pandergjegjshem se nga gabimet nuk kemi mesuar asgje. Eshte shume e çuditshme se si vitet kalojne, teknologjia avancon por njerezia ne disa vende kthehet mbrapsht e nuk perparon. E çuditshme se si nuk po duam ta perdorim avancimin shkencor apo psikologjik ne doni te hapjes mendore, ne dobi te krijimit te nje shoqerie me te hapur e me mosperfillese ndaj ndjenjave nationaliste jo te ekuilibruara e jo perparimtare ne atë çka duhet te jete normale se duhet te besojme , pranimin e besimit se te gjithe jemi njesoj, se toka eshte e te gjitheve dhe principi baze i jetes eshte qe ta duam dhe te respektojme atë qe na fton , Token! . 

Ka ardhur koha qe te mos merremi me me njeri tjetrin, duke u kundervene per shkak te races, kultures, fese apo ngjyres, çeshtje qe nder shekuj kane sjelle luftera dhe urrejtje mes njerezimit. 

Bota nuk mund te jete ne doren e disave por ne doren e te gjitheve. Ka ardhur koha qe shteti te mos jete me drejtuesi i kombeve por kombet, njerezia te jete drejtuesi i vetvetes, i jetes. Ka ardhur koha qe çdo qytetar te ndihet i lire dhe ti degjohet zeri ne vendimarrjet lokale dhe vendimet ti marrin Bashke me gjithesine ku jeton pa drejtues vertikal por me bashkedrejtues nder te gjithe. Çdo gje avancon por politika ka mbetur gjithmone ne vënd. Vijne e ikin ne pushtet te njejtat fytyra, me te njejtat politika e me rroga me te fryra. E pra, e njejta politike e se majtes italiane qe futi me shumice ne radhet e saj emra te huaj per te bere diferencen per te ndryshuar mentalitetin, pasi diçka nder keto vite ka ndryshuar , nje fenomen qe s mund ta ndalosh, natyralizimin e migranteve ne nenshtetas italian edhe pse emri i tyre s’eshte njesoj. Kjo eshte nje llogaritje shume e mire e nje te majte qe kerkon te riperterihet por qe harron se emrin e “majte” e ka humbur me kohe atë kur me pare kishte ne dore te ndryshonte rrenjesisht dhe nuk e beri. Nuk mund te pllakosesh mendjen e njerezve me imazhe dhe fjale boshe. Ata emra te huaj qe sot kandidohen ne partite dhe politiken vendase nuk jane te huaj, jane thjesht qytetare te ketij vendi fale politikave tashme te largeta te nje te majte qe vertete ekzistonte e qe sot kate huaj, jane thjesht qytetare te ketij vendi fale politikave tashme te largeta te nje te majte qe vertete ekzistonte e qe sot ka humbur rrugen e ne, te ndergjegjshmit e kesaj kohe e fakti nuk duhet t’ua lejojme kaq lehte atyre partive qe ndryshe shiten e ndryshe veprojne  vetem per te perdorur emrin. “Te huajt” e ketyre listave nese do te bashkoheshin bashke do ja dilnin fare mire te perfaqesonin nje liste alternative, nje fuqi te re politike qe mund te ishte alternativa paqe sore e te gjithe ne, te pakenaqurit e te zhgenjyerit do ti bashkoheshim, ne te pakenaqurit e ketij sistemi e kesaj vorbulle politike qe bene gjoja se eshte e ndare Por aplikon politika te njejta invalide dhe jo perparimtare. Shpresa qendron gjithmone te nje alternative e keta emra kane ne dore forcen per ta krijuar. Le te shpresojme

Share: