Home KRYESORE Të rinjtë për të mbështetur Ndërkombëtarisht Sigurimin e Paqes përmes të Drejtës...

Të rinjtë për të mbështetur Ndërkombëtarisht Sigurimin e Paqes përmes të Drejtës Ndërkombëtare

Më 25 maj, në 126 vende të botës, përfshirë edhe Australia, Kina, Gjermania, India, Rusia, Afrika e Jugut, Filipinet dhe Shtetet e Bashkuara u mbajtën “Përkujtimi i 6-të Vjetor i Deklaratës së Paqes Botërore dhe Marshimi i Paqes”.

Nën moton “Thirrja e Botës për Paqe, Duke kërkuar mbështetje për Deklaratën e Paqes dhe Ndalimit të Luftës (DPCW)”, organizata Kultura Qiellore, Paqja Botërore, Restaurimi i Dritës (HWPL), nje OJQ internationale me status konsultative në OKB-së. Grupi Ndërkombëtar i Paqes për Gratë (IWPG) gjithashtu mori pjesë në këtë ngjarje dhe kërkoi mbështetjen e DPCW për të bërë paqen botërore te mundeshme.

Në ditën e shpalljes së kësaj deklarate, më 25 maj në vitin 2013, marshimi paqësor i qytetarëve global filloi me sloganin “Lere çdo njeri në këtë botë të bëhet një lajmëtar i paqes”. Ky marshim paqeje është kryer në të njëjtën kohë në vende të ndryshme në mbarë botën në cdo maj te çdo viti me qëllim promovimin e rolit dhe pjesëmarrjen e individëve në bashkësinë ndërkombëtare për të arritur keshtu paqen dhe përhapjen e kulturës së paqes.

Në Korenë e Jugut, ku shpallja u realizua 6 vjet më parë, më shumë se 150,000 qytetarë u mblodhën dhe morën pjesë në “Fushata e Letrave të Paqes” për të thirrur te gjithe në mbështetje të DPCW për ta zhvilluar atë në një dokument ligjërisht detyrues. DPCW, forma e konkretrizuar e Deklaratës së Paqes Botërore, trajton parimet e zgjidhjes së konflikteve dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për ndërtimin e paqes, siç është respektimi i të drejtës ndërkombëtare, zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve dhe përhapja e një kulture paqësore.

Kryetari i HWPL, Man Hee Lee nenvijezoi rëndësinë e DPCW duke thënë: “DPCW që përshkruan vullnetin e qytetarëve global kërkon që bashkësia globale të bëhet një, në paqe dhe ne respekt me bashkëjetesën reciproke. Kjo Deklaratë i bën thirrje të gjithëve që të bashkëpunojnë për ndërtimin e paqes në mënyrë që të mos ketë më prodhime të armëve që vrasin jetën dhe qe te mos të ketë më pushtime nga vendet e tjera. Ndërsa udhëheqësit kombëtarë te shteteve mbështesin 10 artikujt dhe 38 klauzolat e DPCW dhe fetë harmonizohen për paqen, bashkësia globale mund të marrë rrugën për paqen perfundimtare. “

Z. Young Min Chung, Drejtor i Përgjithshëm i Grupit Rinor Ndërkombëtar për Paqe (IPYG), një organizatë që drejton “Fushata e Letrave të Paqes” në mbarë botën, tha: “Shumë njerëz po marrin pjesë në këtë punë pasi kanë gjetur besimin në DPCW dhe se besojne qe kjo shpresë mund të realizohet me siguri. DPCW përbëhet në mënyrë të përkryer nga parandalimi i konflikteve, zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe mirëmbajtja e një bote të paqes. Ka qenë vetëm tre vjet që nga shpallja e DPCW, por ne kemi mbledhur shumë mbështetje në nivel kombëtar si dhe mbështetja e qytetarëve të të gjithë globit “

Sipas zyrtarit të HWPL, DPCW thekson rolin e qytetarëve si bërthama më e rëndësishme paqeruajtëse dhe është kuptimi i marshimit paqësore për të treguar zërin kolektiv të qytetarëve globalë që vullnetarisht përcjell mesazhin e paqes. Gjithashtu, nënshkrimet mbështetëse dhe letrat për DPCW nga afërsisht 1.3 milion shtetas janë dërguar tek Presidentet ose Kryeministrat e tyre në 192 vende. dhe secilin shtet.

Në fjalën e saj pershendetese, H.E. Difie Agyarko Kusi, ambasadore e Ambasadës së Ganës në Kore, inkurajoi pjesëmarrjen aktive të shoqërisë civile për miratimin e DPCW. “Ne të gjithë duhet të jemi mirënjohës ndaj HWPL-së për të qenë në ballë të fushates ‘të ndërtojmë mbrojtjen e paqes në mendjet e njerëzve’ me nxitjen e tyre për miratimin e DPCW nga bashkësia ndërkombëtare. Unë do t’i nxisja me forcë të gjithë njerëzit me mendje të drejtë që të shkruajnë letra drejtuesve, ligjvënësve, krijuesve të politikave, krerëve të shteteve, qeverive, mbretërve, t’u tregojmë atyre se sa shpresa kemi për ta mbështetur këtë deklaratë dhe ta bëjnë atë të vërtetë dhe te aplikuar,” – tha ajo.

H.E. Juan Jose Plasencia, ministër këshilltar i Ambasadës së Perusë në Republikën e Koresë, foli përmes intervistës për “Fushata e Letrave të Paqes”, “Nëse qeveria merr një letër, ndoshta nuk do të ketë shanse te realizimit te saj. Nëse qeveria merr qindra mijëra e letrave, qeveria do të ndiejë presionin e shoqërisë civile për vullnetin e popullit, pra, këto letra janë shumë të rëndësishme, grupet e atyre pushtetareve do të arrijnë në pozitat e përgjegjshme për të dëgjuar zërin e njerëzve “.

“Të thuash se po merr pjesë në bërjen e botës një vend më i mirë është e mahnitshëm për cilindo person. Shpresoj që prania ime së bashku me të gjithë do të sjellë vëmendjen e duhur këtu dhe vëmendjen nderkombetare qe ta kuptojne se po përpiqemi të arrijmë Paqen. Arsyeja ime personale për të marrë pjesë në këtë aktivitet është të dijnë te gjithe që unë nuk rri duarkryq dhe të bëhem një indiferent. Përkundrazi, do të isha pjesëmarrës aktiv duke shpresuar ta ndryshoja botën. Kur njerëzit të kthehen në histori, do të jem krenar”, tha Danelle nga Shtetet e Bashkuara, një pjesëmarrës i marshimit të paqes.

Share: