Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera A është hapi i parë drejt censurës? Miratohet paketa ‘Anti-shpifje’

A është hapi i parë drejt censurës? Miratohet paketa ‘Anti-shpifje’

Në një dalje për mediet, ministrja e Drejtësisë, Etilda ka njoftuar se është miratuar nga Këshilli i Ministrave paketa “Anti-shpifje”.

Sipas ministres kjo paketë, synon rregullimin në disa ligje kryesore për shërbimet e mediatike në tërësi dhe në veçanti publikimeve elektronike në veçanti. Kjo masë vjen si një tentativë për shmangur një nga fenomenin më shqetësuese të epokës së internetit, atë të “fakenews”.

Fokusi i saj është rregullimi i regjistrimit të platformave ‘online’, ose siç njihen portale, që vijnë pikërisht nga mungesa e transparencës së tyre.

Sipas ministres Gjonaj, ekzistenca e një serie portalesh, të cilat shumë prej tyre nuk figurojnë të regjistruara, janë një nga hallkat kryesore të përhapjes së lajmeve të rreme, për interesa nga më të ndryshme.

Gjonaj theksoi se do të bëhen ndërhyrje në ligjin në ligjin “Për mediat audiovizive, ligjin “Për komunikimet elektronike, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” si edhe në VKM-në për masat e mbrojtjes së fëmijëve nga aksesi në përmbajtje të paligjshme në internet.

Këto ndërhyrje konsistojnë në:

1.​procedura të shpejta administrative mbi trajtimin e ankesave për programet e publikuara nga Ofruesit e Shërbimit të Publikimeve Elektronike

2 Reagim të shpejtë të institucioneve publike në rast të konstatimit të cënimit të të drejtave të indidëve, duke parashikuar një procedurë të qartë me hapa konkretë për trajtimin e ankesave.

3.​Krijimin e një regjistri që administrohet nga AKEP ku regjistrohen Ofruesit e Shërbimit të Publikimeve Elektronike, të pajisur me numër të regjistrimit të personit të tatueshëm, ose të regjistruar në regjistrat tregtarë.

3.​Ofruesit e shërbimeve mediatike do të monitorohen nga AMA.

Në fund të fjalës së saj, ministrja Gjonaj u kujdes të theksonte se paketa nuk cenon lirinë e shprehjes dhe pluralizmin e tregut, siç opozita ka akuzuar. Por gjithsesi dyshimet dhe akuzat do të vijojnë të jenë në qarkullimin deri në fillimin e aplikimit të kësaj rregulloreje./FastNewsAlbania

Share: