Home KRYESORE DEMOKRACIA VENDORE KA NEVOJË PËR PLURALIZËM

DEMOKRACIA VENDORE KA NEVOJË PËR PLURALIZËM

Të ndërgjegjshëm se mbrojtja dhe forcimi i demokracisë dheautonomisë vendore kanë si bazë pluralizmin e vërtetë si parimibazë në një shoqëri demokratike dhe në përputhje me statusintonë si një organizatë në mbrotje të autoriteteve vendore dhedemokracisë lokale, konstatojmë si më poshtë.

Në vijim të proçesit të votimeve organizuar dje, më datë 30 qershor, Shoqata e Bashkive shpreh shqetësimin dhe zhgënjimin e thellë për situatën e demokracisë vendore, demokraci që u fundosmuajt e fundit nga mazhoranca dhe qeveria aktuale.

Këto votime të zhvilluara në kushtet e anullimit nga Presidenti iRepublikës të datës së zgjedhjeve vendore ishin shumë largstandarteve të një cikli kushtetues elektoral. Në kuadrin rregulluesligjor kishte paqartësi që sollën dhe përplasje institucionale, çkavunë në pozita të vështira vendorët lidhur me përgjegjësitëadministrative të këtij proçesi.

Në datë 30 qershor, proçesi i zhvilluar nuk mund të sillte asgjë tëre për votuesin, në numër historik më të ulët, çka tregon se proçesi nuk siguroi mundësi zgjedhje për të gjithë. Është e pafalshme që edhe në këtë ditë makineria qeveritare abuzoi me shpërndarjen e pushtetit në bashki apo me agjensitë qeveritare nënivel vendor për të siguruar rritjen e numrit të votuesve.

Pas 20 viteve të ratifikimit të Kartës Europiane për QeverisjenVendore, dhe përpjekjeve të shumta të të zgjedhurve vendorë përkonsolidimin e subsidiaritetit, pas votimeve të djeshme, pushtetivendor në Shqipëri rrezikon të shndërrohet thjesht në një zgjatimtë qeverisë qendore për të eleminuar mendimin ndryshe, vizioninndryshe që përfaqësues opozitarë i sjellin këtij pushteti. Kjosituatë eliminon pluralizmin politik jo vetëm në drejtiminekzekutiv të bashkive me 61 kryetarët por akoma më keq kjosituatë sjell 61 këshilla që do të funksiononin pa opozitë, pa kundërshtim konstruktiv duke u rreshtuar në të njëjtin kah.

Sistemi një partiak që po kërkohet të instalohet sjell për shoqërinërrisqe të mëdha lidhur me cënimin e parimeve të përgjithshme tështetit të së drejtës duke mos pasur përfaqësim të plotë tëqytetarëve.

Ky sistem krijon premisat për arbitraritet dhe abuzim me fuqinë e tepërt pasi do të kemi parlamente vendore një partiake, të tënjëjtës parti me Kryetarin duke rrezikuar mekanizmat e “check and balance” në bashki dhe cënuar rolin vendimmarrës tëkëshillave si organe publike.
Më tej, sistemi një partiak do të sjellë kufizime dhe barriera tëpapranueshme për shoqërinë civile dhe aktorë të tjerë nëvendimmarrjen lokale, të cilëve mund t’ju hiqen hapësirat përsugjerime a rekomandime ndryshe.   

Rrisku tjetër që vjen me pushtetin e tepërt dhe me mbështetjen e plotë politike nga këshillat vendorë do të çojë në ulje osekeqpërdorim të interesit për bashkëpunim ndërkombëtar.  

Situata aktuale është vite larg vizionit të demokracisë vendore tësanksionuar dhe në Kushtetutë.

Me anë të këtij qëndrimi, ne duam të informojmë publikun e gjerëpor dhe institucione ndërkombëtare të interesuara për presioninpolitik dhe të paligjshëm ushtruar mbi Kryetarët e bashkive këtyremuajve të fundit. Rastet janë të shumta por ndër më flagrantetjanë shkarkimi i Kryetarit të Vaut të Dejës, z. Zef Hila, procedimipenal për znj. Voltana Ademi dhe z. Agron Kapllanaj, z. Fran Frrokaj etj. Veprimet e ndjekura nga qeveria janë tërësishtarbitrare duke ju shmangur proçedurave ligjore. 

Fatkeqsisht, gjatë votimeve ky presion u shtri dhe më tej, jovetëm tek administrata lokale por dhe tek çdo njeri me të drejtëvote deri tek përfituesit e ndihmës ekonomike, invalidët apo çdogrup tjetër që merr një ndihmë shumë të merituar nga Bashkia.

Keqpërdorimi i burimeve administrative nga organet publikecënon vlerat themelore demokratike që janë thelbi i proçesitelektoral europian. Votuesit duhet të gëzojnë liri të krijojnëbindjen e tyre pa presionin e organeve publike, të cilat duhet tëjenë neutralë gjatë gjithë kohës.

Sa më sipër, me përgjegjësinë institucionele dhe bindjen për tëkontribuar drejt përmirësimit të sistemit, demokracisë lokale dhepluralizmit, ju bëjmë thirrje aktorëve politikë:

Të bashkohen rreth vlerave kombëtare, demokratike dheqytetare;
Të vendosin piketa të përbashkëta në rrugën drejt BE parainteresave të ngushta partiake;
T’u rikthejnë qytetarëve mundësinë e organizimit tëzgjedhjeve kushtetuese e të lira për të gjithë dhe para sëgjithash të rivendosin kushtetutshmërinë dhe zbatimin e ligjit në vend.

Shoqata e Bashkive  Shqipërisë.

Share: