Home Ja Pse Shqipëria nuk behet si Zvicera E vërteta e sulmit ndaj analistit Fatos Lubonja

E vërteta e sulmit ndaj analistit Fatos Lubonja

Makina e analistit Fatos Lubonja është sulmuar disa ditë më parë (1 korrik). Sipas policisë së Tiranës, një person i ka thyer xhamin e parë me gurë. Autori A. H është ndaluar nga policia dhe më pas është liruar, pasi rezulton me probleme të shëndetit mendor.

Siç theksojnë burime në polici, autori prej kohësh ka qenë problematik në zonën ku banon analisti i njohur, ndërsa edhe më herët nuk kanë munguar “sulmet” ndaj Fatos Lubonjës.

Analisti nuk ka denoncuar kurrë në polici, duke qenë se njihet si person me probleme të shëndetit mendor. Ai ka deklaruar në polici se nuk ka asnjë problem personal me Lubonjën.

Për ngjarjen fillimisht reagoi presidenti Ilir Meta.  “Thonë që sot çunat problematikë kanë dalë nga furgoni për të “përshëndetur” makinën e një analisti kritik ndaj Bablokut. Qoftë fake news për të diel, për të mirën e Kryeproblematikut!”, do të shkruante kreu i shtetit.  Më pas reagoi dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha.

“Dënoj me ashpërsi dhunën e drejtuar kundër intelektualit publik Fatos Lubonja. Kjo dhunë fizike vjen në klimën e dhunës psikologjike, gjuhës së urrejtjes dhe sulmeve të Edi Ramës kundër zërave kritikë dhe medias jashtë kontrollit të tij. Është detyra jonë të mbrojmë dhe mbështesim zërat e lirë si Fatos Lubonja ndaj ju ftoj të gjithë të solidarizohemi me të dhe çdo media dhe zë kritik”, shkruan kreu i PD-së. / Opinion.al

Share: