Home KRYESORE Foto/ SHBA i hoqi vizën Vangjush Dakos, Rezart Veleshnja: Ç’ne, ai është...

Foto/ SHBA i hoqi vizën Vangjush Dakos, Rezart Veleshnja: Ç’ne, ai është akullore qumështore…

Ditën e djeshme është bërë i ditur lajmi se Vangjush Dako dhe familja e tij janë shpallur persona “non-grata” nga autoritetet amerikane duke bërë që ata të mos hyjnë ndonjëherë në SHBA që nga ky moment.

Arsyeja për këtë ishin aferat korruptive që kanë shoqëruar ish-Kryetarin e Bashkisë së Durrësit, sidomos në zgjedhjet e 2017-ës, sipas përgjimeve që kanë zbardhur “Bild” dhe “Zëri i Amerikës”.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe aktori i njohur i “Portokalli”-së, Rezart Veleshnja. Nëpërmjet dy postimeve në Instastory, duke përdorur edhe ironi, Rezi ka treguar se në mendimin e tij dënimi për Dakon duhet të jetë edhe më i fortë se kaq./faxnews.al

Share: