Home KRYESORE Gazetari i njohur jep alarmin: Shqiptarët më të pa lexuarit!

Gazetari i njohur jep alarmin: Shqiptarët më të pa lexuarit!

Nga Fahri Musliu

Leximi është barometri i cili justifikon nivelin e arritur arsimor e intelektual. Nëse i bejmë pyetje vetes se sa jemi të mbushur me vlera literare, sa lexojmë dhe sa dimë për profesionin dhe kulturën e përgjithshme, dhe pasi të sheshojme mirë këtë pasuri, shohim se në cilin pozicion intelektual, arsimor, profesional e kulturor jemi në jetën tanë të përditshme.


Për atë se sa e ku jemi në këtë rrafsh flasin faktet krahasuese me leximin që bëhet për frymë të banorit në disa shtete të botës:


Në Izrael mesatarisht lexohen 44 libra në vit (për frymë banori); japonezët – 41, norvegjezët – 41; francezët – 37; italianët – 36; anglezët – 36; kanadezët – 31; sllovenët – 27; malazezët – 16; serbët, – 9; bullgarët – 21; grek – 11; maqedonasit – 4 kurse shqiptarët lexojnë mesatarisht 2 libra në vit për një banor.


Këto shifra krahasuese dëshmojnë për shkallën e ngritjes tanë arsimore e intelektuale, dhe imponohet pyetja si mund ta zhvillojmë shoqërinë e shtetin dhe a mund të jemi konkurent të kombeve me shifra edhe 20 herë më të larta nga shqiptarët.

Prandaj, a duhet të jenë këto shifra krahasuese alarm për pushtetet dhe kastat politike shqiptare, për institucionet arsimore dhe eltën intelektuale, apo do të vazhdojmë avazin e deritashëm dhe të ankohemi si kalimero se tjerët po na bëjnë padrejtësi dhe ata janë fajtor?!

Zgjohu o popull!

Share: