Home KRYESORE Hahn: Maqedonia hapa perpara Shqiperise drejt BE

Hahn: Maqedonia hapa perpara Shqiperise drejt BE

Gjatë një interviste për austriaken “Der Standard” komisioneri për zgjerim në Bashkimin Europian Johannes Hahn ka theksuar se Shqipëria është ende pas sa i përket çeljes së negociatave.

Sipas tij diçka e tillë ndodh pasi qeveria e Kryeministrit Rama ka probleme me dialogun. Ndër të tjera, gjatë kësaj interviste ai ka lavdëruar qeverinë në Shkup lidhur me çeljen e së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, ndërkohë për vendin tonë Hahn është shprehur se Shqipëria është pas Maqedonisë së Veriut.

Ndonëse po punohet ende që të dyja vendet të nisin negociatat, nuk është sekret se vlerësimi për Maqedoninë e Veriut mes vendeve anëtare është më i mirë, ka theksuar komisioneri.

“Të dy vendet kanë përmbushur kriteret e kërkuara nga shtetet anëtare të BE si një kusht. Kjo është arsyeja se përse kemi bërë një rekomandim pozitiv. Por Maqedonia e Veriut jo vetëm ka arritur reformat e kërkuara, por ka nënshkruar edhe marrëveshjen historike të Prespës dhe gjithashtu një traktat miqësie me Bullgarinë”,-ka thënë komisioneri.

Lidhur me Shqipërinë ai theksoi se në plan të parë janë problemet që po has vendi pasi opozita nuk është në parlament, qeveria ka vështirësi për të udhëhequr dialogun dhe aktualisht ka një procedurë për shkarkimin e Presidentit.

Hahn tha se reforma në drejtësi ishte një nga kriteret kryesore për vlerësimin e progresit të Shqipërisë./Opinion.al/

Share: