Home I pakategorizuar Manjani: Soreca per teatrin thote problemi juaj, po te tjerat pse nuk...

Manjani: Soreca per teatrin thote problemi juaj, po te tjerat pse nuk jane pune tonat!?

Soreca thotë se: ” Cështja e Teatrit nuk na takon neve por shoqërisë Shqiptare”…

Nga Ylli Manjani

Në fakt ashtu është. Kjo është një çështje e jona dhe duhet ta zgjidhim ne.

Por puna është se tek ato çështjet e tjera, të cilat janë tonat gjithashtu, ku Soreca përzihet dhe shumë madje, nuk është se e ndriti.

Soreca bie fjala, nuk ka asnjë fjalë për të thënë për shpikjen juridike anti-shtet, anti-BE e anti reformë të gjykatës së Durrësit, ku dy gjykatës u investuan për të njëjtën çështje me urdhër politik!!!

Dhe kur e bënë, tani që Reformën në Drejtësi Soreca na e ngren në qiell!!!

Po për këtë super shpikjen haptazi antikushtetuese të mbushjes së Gjykatës së Lartë, pa akt emërimi, pa konkurs, pa akt vlerësimi dhe pa vetting, ka ndonjë fjalë për të thënë Soreca?!

Ku në BE ose edhe më gjerë e ka parë këtë pisllëk antikushtetues, që ta meritojë Shqipëria?!

Soreca nuk ka asnjë fjalë për të thënë për zgjedhjet pa datë e pa proçes të rregullt.

Nuk ka asnjë fjalë për të thënë për mbushjen spektakolare të kutive, megjithse partia shtet nuk kishte konkurencë.

Nuk pretendoj që Soreca të denoncojë mungesën e Parlamentit Pluralist dhe për instalimin e partisë shtet në mes të Europës nga një vend kandidat. Por dy fjalë për rrëmbimin me dhunë të pushtetit lokal pa zgjedhje, Soreca e ka detyrë ti thotë!!!

E kështu me radhë, për zbatimin e ligjit, për nxjerrjen nga fuqia të Kushtetutës, për trafikun e drogës, për kriminalizimin e qeverisjes së vendit.

I takon ti thotë dy fjalë sepse përfaqëson BE-në, në një vend kanditat, i cili ka një marrëveshje zyrtare për Stabilizim dhe Asocim.

Por aty dy fjalë Soreca i thotë si Edi Rama. Ndërsa kur nuk janë të mira për Edi Ramën thotë se janë çështje të brendshme, që i takojnë shoqërisë, partive, të gjithëve.

Vetëm fajtori nuk përmendet! Ai nuk ka faj asnjëherë. Me vendim ndërkombëtar madje!

Efffffff.
🤮🤮🤮

Gjithmonë i them vetes “boll me këta rrogëtarë të mirëpaguar”, por edhe ata nuk rrinë në punën e tyre!!!

Për sa kohë që ata merren me punët tona, pa dyshim që do merremi edhe me ta. Pa asnjë kompleks!

Ata nuk janë as të dërguarit e perëndisë në tokë e as dishepujt e të dërguarit të mëparshëm.

Janë njerëz si ne…

Share: