Home KRYESORE Vettingu në polici, 245 dosje do të mbyllen deri në Qershor 2020

Vettingu në polici, 245 dosje do të mbyllen deri në Qershor 2020

Vettingu i drejtuesve të lartë të policisë do të mbarojë në Qershor të 2020. Kështu është shprehur zëvendës ministri i Brendshëm, Julian Hodaj.

Në total janë 245 dosje të drejtuesve të lartë që do të shqyrtohen nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe para pak ditësh ka nisur shqyrtimi i 45 prej tyre.

Hodaj shtoi se një vit është i mjaftueshëm për të shqyrtuar dosjet e 245 drejtuesve të policisë me gradën më të lartë. Efektivët të cilët nuk do të konfirmohen në detyrë nga ky proces do të përjashtohen përgjithmonë nga radhët e uniformave blu.

Në mënyrë që të konfirmohet në detyrë një polic duhet të përmbushë dy nga tre kriteret e përcaktuara në vetting, integriteti dhe pasuria. Sa i përket profesionalizmit, zëvendës ministri tha se policëve do ti jepet një mundësi e dytë.

Vettingu në radhët e uniformave blu, pritet të filtrojë rreth 13 mijë punonjës në total. /Opinion.al

Share: