Home KRYESORE Zbulohet personi “misterioz” që drekoi me Ramën dhe Erdoganin

Zbulohet personi “misterioz” që drekoi me Ramën dhe Erdoganin

Kryeministri Edi Rama ka botuar sot me mburje se ndodhet në Turqi ku ka zhvilluar një takim me Presidentin Recep Tayyip Erdogan. Rama ka qenë i ftuar në rezidencën verore të Erdogan në Marmaris dhe foton nga dreka e ka publikuar vetë në Instagram me një shënim.“Në mikpritjen e Presidentit Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris”.
Por fotoja që kryeministri shqiptar ka zgjedhur për botim ka një mister. Aty vërehet që në drëkë është i ftuar edhe një person i tretë, por i cili nuk duket me fytyrë.

Media turke e ka zbuluar identitetin e këtij të fundit. Bëhet fjalë për Berat Albayrak (ne krah te presidentit turk dhe me shigjete ne foton e drekes), dhëndri i Erdoganit i martuar me të bijën e tij Esra, dhe njëkohësisht ministër aktual i financave.

Por, Albayrak ka edhe një lidhje të fortë me Shqipërinë. Ai që prej vitit 2006, ka qenë drejtues i lartë i Çelik Hollding dhe pas 2007 drejtor i përgjithshëm i kësaj kompanie, që privatizoi në vitin 2005 edhe kompaninë e telefonisë publike shqiptare. Për një kohë ai ka qenë edhe Anatar i Këshillit mbikqyrës të Alblekomit.

Image result for berat albayrak erdogan

Ndoshta prezenca e dhëndrit në darkën e shtruar nga vjehri president mund të jetë e rastësishme, por ajo mund të jetë e lidhur edhe me zërat që qarkullojnë prej disa javësh në Tiranë, ku Alb Telekom, gjithnjë në pronësi të turqve, po përpiqet të pengojë me anë të presioneve shtetërore zgjerimin e një komkurenti të drejtëpërdrejtë në treg. Si shenjë presion thuhet se Erdogan ka ndërprerë edhe financimin e xhamisë së madhe të Tiranës që ka mbetur pezull. 

Me sa duket Raisi turk e ka thirrur vëllain Edi, në vilën e tij në Marmaris për të sheshuar disi marëdhëniet që nuk janë në ditët e tyre më të mira.

©Lapsi.al

Share: