Home KRYESORE Deshton mbledhja e KQZ për 13 Tetorin!

Deshton mbledhja e KQZ për 13 Tetorin!

Me një lëvizje taktike nga anëtarët e Partisë Socialiste ka dështuar mbledhja e KQZ-së, e cila do të shqyrtonte kërkesën e aleatëve të PD-së në lidhje me zgjedhjet e 13 tetorit.

Në mbledhjen e njoftuar këtë të shtunë, në orën 10, është paraqitur vetëm kryetari i KQZ-së Klement Zguri. Anëtarët e tjerë socialistë kishin njoftuar se ishin me pushime.

Kështu në mungesë të kuorumit mbledhja ka dështuar.

“Kolegët kanë deklaruar se janë me leje dhe nuk janë. Pa kuorum mbledhja nuk mund të hapet”, ka thënë kreu i KQZ-së, i cili theksoi se është e papërcaktuar se kur mund të mbahet mbledhja tjetër.

Duke e konsideruar të paligjshëm 30 Qershorin, Partia Republika, Partia Agrare Ambjentaliste dhe LSI, theksojnë se data e re e caktuar me dekret për zhvillimin e vendoreve është 13 Tetori, ndaj në bazë të kodit elektoral, Komisioni duhet të fillojë përgatitjet për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit.

Kërkesa e depozituar tashme në KQZ ishte edhe mbrëmjen e së enjtes në qendër të takimit që Lulzim Basha zhvilloi në orët e vona me aleatët e tij në selinë blu.
Burime nga Partia Demokratike konfirmojnë se Basha është shprehur që KQZ e ka detyrim të pashmangshëm ligjor të përgatisë zgjedhjet e 13 Tetorit, pasi i vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit.

Nëse do të ketë zgjedhje me 13 Tetor, e hëna e 4 Gushtit është afati i fundit për regjistrimin e partive. Ndërkohë maxhoranca është shprehur se 13 Tetori do të jetë vetëm një ditë e zakonshme pushimi, pasi zgjedhjet vendore janë mbyllur tashmë./ Opinion.al

Share: