Home KRYESORE Edhe Thaçi është thirrur në Hagë? Si përgjigjet Ramush Haradinaj

Edhe Thaçi është thirrur në Hagë? Si përgjigjet Ramush Haradinaj

Pas Ramush Haradinajt edhe Hashim Thaçi ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale? Të paktën kështu pretendohet nga gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, e cila ka bërë një intervistë më kryeministrin në largim të Kosovës.

“Në Kosovë flitet që edhe Presidenti kosovar Hashim Thaçi është ftuar në Hagë, por ky për dallim nga ju këtë s’e ka bërë publike?” ishte kjo pyetja që gazetari i FAZ i bëri Haradinajt.

Dhe përgjigjia ishte: Kam dëgjuar edhe unë këso spekulimesh gjithandej, mirëpo për këtë nuk mund të them asgjë. Për mua ka qenë e qartë menjëherë që vendin dhe qytetarët e mi duhet t’i informoj dhe duhet të jap dorëheqje. Në fshehtësi apo me marrëveshje të shfaqem para hetuesve për mua ka qenë e papranueshme. Për këtë shkak edhe dhashë dorëheqjen për herë të dytë në jetën time ndërlidhur me akuza të padëshmuara si shef i Qeverisë.

Ndër të tjera Haradinaj u shpreh se ishte surprizuar nga thirrja që iu bë nga Gjykata Speciale pasi ai ishte akuzuar 2 herë nga Gjykata për Krimet e Luftës dhe në të dyja herët pretendimet e ngritura ndaj tij ishin rrëzuar.

Kryeministri dha detaje për seancën e pyetjeve që zhvilloi së fundmi në këtë Gjykatë e cila zgjati për 1 orë, ku nuk ka patur akuza specifike.

“Hetuesit hapën çështjen që donin të mësonin nga unë, çështjen e fillimeve të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rolin tim aty. Me akuza specifike nuk jam konfrontuar. Avokati im i cili ishte i pranishëm me mua, më dha këshillën që as unë të mos përgjigjem në mënyrë specifike”, tha Haradinaj./ Opinion.al

Share: