Home KRYESORE Ilir Meta ka një pyetje për Palmer dhe ambasadorët

Ilir Meta ka një pyetje për Palmer dhe ambasadorët

Nuk përmend emra, por mesazhi i tij ishte për zyrtarin e lartë të DASH, Matthew Palmer. Ilir Meta, këtë të shtunë në një postim në rrjetet sociale shkruan se “këta të paanshmit” përfshirë dhe ambasadorët pse nuk kanë reaguar në lidhje me zgjidhjen e propozuar nga kreu i shtetit.

“Pas një terapie me ujë bore, më lindi një pyetje që dua ta ndaj me ju, dhe që u drejtohet atyre të cilët bëjnë si të paanshëm, pasi kanë shkëlqyer me njëanshmërinë e tyre, duke ia kaluar dhe Kryeministrit tonë, i cili në fund të fundit përfaqëson një anë politike: Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston, falë edhe paanësisë tuaj tepër të vonuar? Kaq të domosdoshëm e keni dështimin e çeljes së negociatave për vendin tonë në 18 tetor?”, shkruan presidenti Meta.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, dy ditë më parë zyrtari i DASH tha se SHBA nuk mbajmë anë në mosmarrëveshjet politike të Shqipërisë./ Opinion.al

Share: