Home KRYESORE Mbi 1 mijë gjoba 3 ditët e fundit në Tiranë për parkim...

Mbi 1 mijë gjoba 3 ditët e fundit në Tiranë për parkim të gabuar!

Parkimi i gabuar i automjeteve ka bërë që Policia Rrugore të ndërmarrë një patrullim intensiv në kryeqytet tri ditët e fundit.

Si rezultat i këtyre patrullimeve sipas burimeve të policisë janë vendosur 1350 gjoba për pushim dhe qëndrim të gabuar, kryesisht në trotuar, në vendet e rezervuara, në vendkalim këmbësorësh, në rresht të dytë etj.

Shtimi i prezencës dhe fokusit të patrullave 72 orët e fundit është bërë për evidentimin dhe dokumentimin e parkimeve të gabuara në kryeqytet. /Opinion.al

Share: