Home KRYESORE Memoriali turk ne Tirane, gazetarja: Te ishte Fishta gjalle…

Memoriali turk ne Tirane, gazetarja: Te ishte Fishta gjalle…

Nga Arbana Xhara

Shqipëria është bërë si ato shtëpitë pa të Zot. Si ato që popullohet nga qentë endacakë që ikin prej njerëzve, si ato zgafellet ku strehohen hajnat dhe dorasët kur i kërkon policia.

Kjo maskaradë e shtetit shqiptar, duke i ngritur përmendore sistemit tiranik – me qindra mijë të burgosur – të Erdoganit është kulmi i turpit.

Kjo turpëron çdo shqiptar kudo që gjendet e jeton. Të ishte Fishta gjallë me siguri do ta ndërronte refrenin: le ta dijë gjithë bota mbarë, se ky shtet s’mund të jetë shqiptar!

Jo. Se shqiptarët që e dinë se ç’janë diktaturat, tiranitë, paliria dhe krimi nuk do të lejonin që të bëhet kamare turpi e politikave të huaja e më hiç të atyre që mbi 6 shekuj i mbytën. Turp e lot.

Share: