Home KRYESORE Meta-opozitës: Zgjedhjet e vetmja zgjidhje, çdo gjë tjetër justifikim…

Meta-opozitës: Zgjedhjet e vetmja zgjidhje, çdo gjë tjetër justifikim…

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një mesazh opozitës duke shkruar se “zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për demokraci dhe drejtësi” dhe se çdo gjë tjetër është “justifikim, alibi dhe bashkëfajësi”

Me anë të një statusi në Facebook, presidenti i bën thirrje opozitës që të marrin pjesë në institucione sepse sipas tij vetëm kështu mund të ndihmojnë vendin por dhe vetveten.

Ai sjell në vëmendje rastin e ish-presidentit serb Millosheviç, për të cilin nuk mund të pritej të dënonte vetveten por duhej përballur.

“Nëse opozita në Serbi do të priste që Millosheviçi të dënonte Millosheviçin, apo të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme, padyshim që edhe sot e kësaj dite ai mund të ishte në pushtet po të mos i pushonte zemra.

Por opozita mori vendimin më të drejtë duke u bashkuar, duke u përballur me të dhe duke e mundur. Më pas i vuri prangat dhe e përcolli për në gjykatën e Hagës” shkruan Meta.

Sipas presidentit Meta nëse opozita nuk angazhohet në zgjedhje atëherë kjo i bën ata bashkëfajtorë në krizën e vendit dhe ai i kujton në fund se 18 tetori po afron.

Statusi i plotë i Metës

Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje. Vetëm duke qëndruar në anën e ligjshmërisë dhe pjesëmarrjes në institucione, opozita mund të ndihmojë vendin, demokracinë, drejtësinë, por edhe vetveten. Nëse opozita në Serbi do të priste që Millosheviçi të dënonte Millosheviçin, apo të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme, padyshim që edhe sot e kësaj dite ai mund të ishte në pushtet po të mos i pushonte zemra.

Por opozita mori vendimin më të drejtë duke u bashkuar, duke u përballur me të dhe duke e mundur. Më pas i vuri prangat dhe e përcolli për në gjykatën e Hagës. Ndaj zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për demokraci dhe drejtësi.

Çdo gjë tjetër është justifikim, alibi dhe bashkëfajësi!

18 tetori po afron!/Opinion.al

Share: