Home I pakategorizuar OSSHE po shkateron biznesin me “ik e ardhjet” e energjise cdo dite...

OSSHE po shkateron biznesin me “ik e ardhjet” e energjise cdo dite mbi 10 here!

Energjia eshte motori i biznesit dhe jo rastesisht ata e paguajne me shtrenjte se familjaret. Nje pjese e bizneseve po u demtohen makinerite nga ikja e energjise dhe ardhja pa lajmerime te pakten formale!

Asaj pjese te biznesit i cili i perket industrise ushqimore, po u rezikon malli sepse u prishen aparaturat dhe frigoriferet dhe mallrat ne kete stine demtohen shume shpejt!

Demet llogariten ne shifra te medha, por hapesirat ligjore per tu cdemtuar jane inekzistente ne Shqiperi! Ndermarrja shteterore e shperndarjes se energjise nuk mban asnje pergjegjesi per demet qe u shkakton biznesit dhe shoqatat e biznesit kane frike te reagojne sepse besojne se te nesermen do tu duhet te perballen me kontrolle tatimore abuzive!

Vetem sot, brenda dites ne autostraden Tirane – Durres energjia elektrike ka ikur pa paralajmerim dhe ardhur perseri po paralajmerin brenda nje gjatesie kohe rreth 5 – 10 minutash rreth 10 here!

Te gjithe konsumatoret e energjise elektrike e dine sa te demshme jane keto “ik e ardhje” te dritave, por pak dine te thone cfare demi i bejne ato bizneseve dhe vete familjareve! Vete bizneset flasin neper dhemb, por pak ose asnje prej tyre flet, kur ne fakt, duhet bertitur!

Ketu ka vetem nje rruge zgjidhje dhe ajo eshte ti shkruash “Shqiperia qe Duam, pra kryeministrit Rama qe ne rruge ekstraligjore leviz! Ai vepron, por kur do dhe, pastaj te fton ne kryeministri per ta treguar si ta zgjidhi kryeministri hallin me “magji”, kur ne fakt duhet qe keto probleme te mos ndodhin, ose te pakten te zgjidhen nga institucionet qe biznesi dhe qytetaret i paguajne me taksat e shumta qe u merren!

Policia e Shtetit kur i duhet te arrestoje ata qe lidhin dritat pa i paguar, i arreston dhe dergon ne burg, ndersa nese i telefonon per raste te tilla ku kontratat shkelen dhe krijohen deme te medha, te thone qe nuk eshte kompetence e tyre!

Sot njeri prej biznesmeneve me influence ne treg ka telefonuar policine, por ajo ishte e pafuqishme per te nderhyre kur demi ne fakt, eshte i madh dhe per ate nuk mendon askush ne parlament per te bere ligjin e duhur ku pergjegjesite ti mbaje ai qe e sjell demin, pra OSSHE’ja ne rastin konkret!

Deri kur do vazhdoje keshtu!? Per te tilla gjera duhet protestuar qe pergjegjesite te japin llogari per demet dhe te jene ata qe i c’demtojne bizneset! Deri kur keshtu!?

Share: