Home KRYESORE Rama-Basha replika në distancë për Teatrin Kombëtar

Rama-Basha replika në distancë për Teatrin Kombëtar

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha kanë replikuar në distancë në lidhje me Teatrin Kombëtar.

Fillimisht, siç është bërë zakon ditët e fundit kryeministri ka publikuar në rrjetet sociale qëndrimin e aktorit Artan Imami, i cili është pro prishjes së Teatrit Kombëtar.

Sipas Ramës, zoti Imami ka një opinion të qartë në debatin për të ardhmen e godinës së Teatrit Kombëtar: duhet një godinë e re.

Por Basha në reagimin e tij thotë se Ramën nuk e zë gjumi, jo për Teatrin Kombëtar, por për 6 kullat 200 milionë euro.

“Mjerë të keqpërdorurit e radhës që flasin për gishtin kur gishti tregon hënën! Nuk ka interes për Teatrin Pa Kulla treshja Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës”, shkruan Basha./ Opinion.al

Share: