Home KRYESORE “Shqipëria drejt çmendurisë”, thirrja e Artan Fugës: Të ikë kush të mundet,...

“Shqipëria drejt çmendurisë”, thirrja e Artan Fugës: Të ikë kush të mundet, dita e fundit ka ardhur!

Akademiku Artan Fuga ka bërë një thirrje të fortë me anë të së cilës shprehet se tashmë Shqipëria po shkon drejt cmendurisë dhe se është politika ajo që po masakron shkencën.

Me anë të një shkrimi në rrjetet sociale ai shkruan se në Komisionin e Medias po shkruhet arbitrarisht ligji për shkencën dhe akademinë e saj, pa asnjë ekspert.

Akademiku i bën gjithashtu thirrje shqiptarëve të emigrojnë sa të munden duke shtuar se dita e fundit ka ardhur.

REAGIMI I PLOTE I AKADEMIKUT ARTAN FUGA 

Deputetët po shkruajnë edhe ligjet e Njutonit, edhe ekuacionet e Maksëellit !
——
Sot e nesër po ndodh masakra mbi shkencën shqiptare: Në komisionin e edukimit dhe medias të Kuvendit të Shqipërisë po shkruhet arbitrarisht ligji për shkencën dhe akademinë e saj, pa asnjë ekspert, atje ku me ndonjë përjashtim minimal nuk ka asnjë doktor shkencash, nuk ka për bé asnjë kërkues shkencor, nuk ka pothuajse asnjë pedagog universiteti, nuk ka për bé asnjë specialist të menaxhimit të shkencës dhe kërkimit shkencor!

Shqipëria drejt çmendurisë : politika shkruan shkencën !

Politika po e masakron shkencën!

Të shpëtojë kush të mundet, emigroni, futuni nëpër tunele, shtrihuni barkaz, vendosni kundragazet, hapni bunkerët, merrni pyjet!

Dita e fundit ka ardhur !

Share: