Home KRYESORE Zv. Kryeministri Salvini debon Kosovarin: islamik inrezikshem

Zv. Kryeministri Salvini debon Kosovarin: islamik inrezikshem

Matteo Salvini, ministri i Brendshëm i Italisë, ka firmosur dëbimin e një shqiptari nga Kosova, duke u shprehur se ai ishte një person i rrezikshëm.

Lajmi për dëbimin e shqiptarit është publikuar nga vet ministri italian përmes një  postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

I dëbuari është identifikuar me inicialet M.M. 43-vjeç, ai akuzohet si pjesëtar i një grupi islamik që konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e shtetit.

“Sot kam nënshkruar dekretin për dëbimin e kosovarit 43-vjeçar, M.M., banor afër Siena-s, pjesëtar i një grupi islamik që konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e vendit”, shkruan ministri në Facebook, duke shtuar “Jashtë nga Italia kushdo që dëshiron te na sjelle luftë në shtëpi”./ Opinion.al E.Xh.

Share: