Home Ja Pse Shqipëria nuk behet si Zvicera 30 qershori/ Raporti i OSBE, PD: U shkatërrua besimi i qytetarëve

30 qershori/ Raporti i OSBE, PD: U shkatërrua besimi i qytetarëve

Partia Demokratike ka reagur pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit.

Sekretari I Përgjithshëm i PD,Gazment Bardhi është shprehur se raporti konfirmoi se Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Teksa i referohet raportit,Bardhi shprehet se zgjedhjet e 30 qershorit ishin anti kushtetuese, ndërsa ligji u shkel edhe nga Kolegji Zgjedhor.

Reagimi

Raporti i ODIHR eshte konfirmim se Shqiperia ka nevoje jetike per zgjedhje te lira e te ndershme. Me shume se nje ligj, nje vendim, nje rregullore, zgjedhjet demokratike jane vullnet politk.

Konfirmimi nga ODIHR se votimet moniste dhe antikushtetuese te 30 Qershorit “nuk moren ne konsiderate interesin e qytetareve shqiptare”, eshte vleresim qe ndihmon forcimin e demokracise funksionale ne Shqiperi.

Me konstatimet se votuesit nuk paten mundesi te zgjidhnin, se KQZ dhe Kolegji Zgjedhor shkelen ligjin dhe nuk vepruan ne pavaresi, se u shkaterrua besimi i publikut ne legiitimitetin e zgjedhjeve, se administratat zgjedhore cenoi besimin e publikut, se ne listen e zgjedhesve u konstatuan nenshkrime dukshem identike qe jane prove e votimit me perfaqesim nga te tjeret, ODIHR i vuri vulen paligjshmerise se 30 Qershorit.

Mirenjohje eksperteve te ODIHR per kete kontribut ne forcimin e demokracise funksionale ne Shqiperi.

Ne 30 qershor 85 e shqiptreve i paraprine ketij Raporti dhe vendosen te refuzojne qe t’u vidhet vota nga Edi Rama.

Shqiperise i duhet nje qeveri qe te respektoje vullnetin e qytetareve te saj per zgjedhje te lira e te ndershme, qe u mundeson qytetareve te saj te ndikojne ne qeverisje dhe qe mbajne ne konsiderate vetem interesat e tyre./ Opinion.al E.Xh.

Share: