Home KRYESORE “Jam luani i Venecias”, Spiropali i përgjigjet Metës: S’bëj komente për zoologjinë,...

“Jam luani i Venecias”, Spiropali i përgjigjet Metës: S’bëj komente për zoologjinë, do shkarkohet

TIRANË– Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali nga Kolonja ka deklaruar se ka nisur procesi për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Përsa i përket deklaratës së Presidentit dje, ku tha “unë jam ‘Luani i Venecias’ dhe nuk i trembem Komisionit“, Spiropali deklaroi: “Nuk mund të bëj koment për zoologjinë, por vetëm komente për ligjshmërinë”.

Ajo ka shtuar më tej se shumica është e vendosur për shkarkimin, aq më tepër pas raportit të Komisionit të Venecias.

“Procesi ligjor ka nisur, komisioni i Venecias ishte shumë i qartë për atë që deklaroi deri në detaje është analiza se ku konsistoi në kapërcimet dhe shkeljet e Presidentit te Republikës. Komisioni hetimor do të vazhdojë sipas procedurës duke vlerësuar të gjitha elementët që dhe komisioni i Venecias ka përcaktuar, ne sigurisht jemi të vendosur që si maxhorancë dhe si parlament të mbrojmë ligjshmërinë në vend. Ligjin nuk mund ta shkelë një qytetar i thjeshtë, nuk mund ta shkeli mbi të gjitha Presidenti i Republikës i cili duhet të jetë garant i ligjit dhe garant i unitetit të popullit, jo e kundërta”, është shprehur ajo.

Share: