Home KRYESORE Korçë/ Tregtarët në protestë: Bashkia nuk na lë të shesim produktet

Korçë/ Tregtarët në protestë: Bashkia nuk na lë të shesim produktet

Dhjetëra tregtarë të Korçës kanë protestuar ditën e sotme duke bllokuar Unazën e qytetit. Në shenjë proteste, ata kanë hedhur perime në rrugë nën thirrjet “Hapni tregun” dhe “Rama ik!”.

Protestuesit shprehen se ditën e sotme bashkia i ka ndaluar që ata të shkojnë të shesin në treg, ndërsa shtojnë se nuk kanë vend tjetër ku mund të shkojnë për të tregtuar prodhimet e tyre.

“Kemi 20 vite që punojmë. Sot na është bllokuar hyrja nga bashkia, duam të drejtën tonë. Duam të shesim, nuk kemi të ardhura të tjera. Bashkia nuk na sqaron na ka mbyllur derën në kulmin e prodhimit”.

Ndërkohë, si pasojë e bllokimit të rrugës nga tregtarët e Korçës, është paralizuar qarkullimi i mjeteve duke krijuar radhë të gjata automjetesh./ Opinion.al E.Xh

Share: